Lajme
Kuvendi Shqiptar ngrit kallëzim penal
Pas incidenteve të 26 majit 2012, ku gjatë ndeshjes futbollistike në mes të Spanjës dhe Serbisë në stadiumin AFG Arena në Saint-Gallen të Zvicrës u dogj flamuri shqiptar dhe u brohoritën parulla raciste antishqiptare nga tifozët serbë, Kuvendi Shqiptar në Zvicër ka ngritur dje kallëzim penal te Prokuroria e Qytetit të Sant-Gallenit.
Në komunikatën e Kuvendit, ndër të tjera thuhet: «Gjatë ndeshjes disa fansa brohoritën në gjuhën serbe “vdekje shqiptarëve”, por edhe disa fyerje të tjera kundër popullit shqiptar. Ata gjithashtu dogjën edhe flamurin shqiptar. Këto ngjarje të rënda, të cilat plotësojnë kushtet për disa vepra penale, kanë qenë shumë pak të përcjella nga mediat e vendit.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës konstaton që ngjarjet e lartpërmendura janë shumë shqetësuese dhe fyese për popullin shqiptar në përgjithësi, e për komunitetin shqiptar në Zvicër në veçanti. Sjellje të tilla janë për t’u dënuar, sepse ngrisin tensione dhe ushqejnë urrejtjen ndërmjet etnive».
Kuvendi po ashtu thekson se këto incidente paraqesin shkelje të normave juridike në vend: «Në një shtet të së drejtës secili individ përgjigjet për shkelje të ligjit dhe principeve të tjera të shtetit ligjor. Andaj Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës kërkon ndjekje ligjore për autorët e veprave të kundërligjshme në përputhje me kodin penal zviceran».
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












