Lajme
Ethet hemorragjike godasin Kosovën
Një pacient i diagnostikuar me ethe hemorragjike po trajtohet në QKUK, ndërsa tre persona të tjerë janë në pritje të rezultateve.
Një vajzë 16 vjeçare ka ndërruar jetë nga ethet hemorragjike që po shkaktohen nga pickimi i rriqrave, ndërsa në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen edhe disa pacientë të tjerë të cilët gjithashtu janë pickuar nga rriqrat dhe dyshohet të jetë atakuar nga ethet hemorragjike.
Drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj ka thënë se një pacient i diagnostikuar me ethe hemorragjike po trajtohet në Klinikën, ndërsa tre të tjerë janë në pritje të rezultateve.
“Rasti që po trajtohet me ethet hemorragjike në Kliniken Infektive në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetë. I infektuari nga ethet hemorragjike është mashkull rreth moshës 40-të vjeç dhe vjen nga komuna e Malishevës”, ka thënë Dreshaj për RTK.
Drejtori i Infektives iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që pickohen nga rriqrat, që menjëherë të lajmërohen në ambulancën më të afërt. ““Shumë është me rendësi ardhja me kohë për shkak se në na jepet mundësia e intervenimit…”, thotë ai.
Në një ditë më parë në fshatit Pllaçicë të Malishevës është varrosur Albana Gashi (1996) e cila sivjet është viktima e parë e etheve hemorragjike në komunën e Malishevës. Kjo komunë është më e atakuara nga rriqrat vdekjeprurëse.
Edhe pse kjo zonë është spërkatur me preparate për zhdukjen e rriqrave, që nga paslufta, Albana ishte viktima e 13-të në komunën e Malishevës që vdiq nga ethet hemorragjike.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave Lehtësim financiar për banorët e Cyrihut nga viti 2026... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC









