Lajme
Kosova e Maqedonia s’kanë çështje të hapura
Hoxhaj tha se Plani i Ahtisarit për Kosovën dhe Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni, kanë mbyllur çështjet e kufijve në Ballkanin Perëndimor
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij maqedonas, Nikolla Poposki kanë diskutuar të hënën në Shkup, për mundësinë e lehtësimit të qarkullimit të dyanshëm kufitar vetëm me letërnjoftim, si dhe kanë diskutuar për idenë e ndërtimit të një autostrade Prishtinë-Shkup.
Shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se lehtësimi i qarkullimit të njerëzve dhe mallrave sipas konceptit evropian do të nxisë edhe më shumë bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik. Në këtë frymë, Hoxhaj është angazhuar për finalizimin sa më të shpejt të vendkalimit të ri kufitar, Stanqiq-Bellanofc si dhe aftësimit dhe licencimit edhe për mallra të vendkalimi në afërsi të Tetovës, Jazhincë-Glloboqicë.
Hoxhaj këto komente i ka bërë gjatë një konference të përbashkët që ka zhvilluar në Shkup me homologun Poposki, ministri kosovar ka nisur një vizitë zyrtare në Shkup. Ai mes tjerash ka thënë se me Maqedoninë nuk ka kufij të hapur.
“Plani i Ahtisarit për Kosovën dhe Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni kanë mbyllur çështjet e kufijve në Ballkanin Perëndimor dhe kanë trasuar rrugën për fokusim të të dy shteteve për integrime euroatlantike”, ka thënë Hoxhaj.
Rreth 20 marrëveshje ndërshtetërore, bashkëpunim në shumë fusha, vizita e takime intensive në të gjitha nivelet, përbejnë atë që, sipas ministrit Hoxhaj, mund të quhet model i bashkëpunimit rajonal dhe i fqinjësisë së mirë. Hoxhaj theksoi se për Kosovën, Maqedonia është një shtet strategjik dhe se fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe fqinjësia e mirë është përkushtim i Kosovës.
Duke iu referuar këtyre marrëdhënieve, Hoxhaj theksoi se për Kosovën, Maqedonia është një shtet strategjik dhe se fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe fqinjësia e mirë është përkushtim i Kosovës. “Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë ndajnë interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike, për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e rajonit tonë”, tha Hoxhaj.
Ai theksoi faktin se Kosova dhe Maqedonia janë vendet e vetme në Ballkan që kanë bërë suksesshëm demarkimin e kufirit. “Kufiri ynë i përbashkët tani mbikëqyret vetëm nga policia. Ky është një model evropian, që duhet të aplikohet edhe nga shtete tjera të Ballkanit”, tha Hoxhaj.
Në anën tjetër, ministri Poposki ka thënë se Maqedonia do ta ndihmojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, përmbushjen e kritereve teknike për këtë proces duke theksuar edhe përkushtimin e Maqedonisë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme ekonomike me Kosovën.
“Gjatë bisedimeve ishte theksuar nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit me vetëqeverisjen lokale dhe odat ekonomike. Njëherësh e kemi shqyrtuar edhe mundësinë për lëvizje të qytetarëve vetëm me letërnjoftime”, tha ministri Poposki.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën










