Lajme
Prokuroria kërkon 20 vjet burg për Haradinajn
Avokat i Haradinajt, Michael O’Reill ka thënë se aktakuza është ngritur nga zbulimi sekret serb. Ai kërkon lirim e tij
Në fjalën e tij përmbyllëse në procesin gjyqësor nga ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, prokurori Paol Rogers ka kërkuar dënim më së paku 20 vjet heqje lirie për Haradinajn dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn.
Këtë dënim Prokuroria e ka kërkuar edhe pse gjatë procesit të rigjykimit, asnjë dëshmitar nuk e ka ngarkuar ish-komandantin e Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradninaj dhe tre bashkëluftëtarët e tij për krime lufte. “Dënimi më i vogël që duhet shqiptuar është 20 vjet burgim”, ka thënë prokurori Rogers.
Pra gjithë akuza, që sipas Rogers, e ngarkon Haradinajn, është ajo komanduese, sepse ai ka pasur ndikim të madh në UÇK dhe fjala e tij mund të ketë pas ndikim në bërjen apo mosbërjen krimeve.
Por, tërë pretendimet e organit të aktakuzës janë hedhur poshtë nga mbrojtja e Haradinajt, avokati Michael O’Reill. Ai qysh në hyrje të fjalës së tij përmbyllëse ka thënë se aktakuza është ngritur nga zbulimi sekret serb.
“Haradinaj ka qenë si kryeministër dhe në këtë cilësi ka punuar për të drejtat e komunitetit serb, dhe pikërisht këtë Serbia e ka parë si rrezik”, ka thënë për të përditshmen “Zëri”, O’Reill, duke kërkuar lirim të pakusht të Haradinajt, pasi që sipas tij, ai është i pafajshëm.
Ndërsa avokati tjetër i Haradinajt, Ben Emerson tha se jo çdo hero lufte është edhe kriminel lufte. “Haradinaj është njeri i ndershëm, që luftoi një luftë të ndershme”, tha Emerson.
Më 8 mars të vitit 2005, ish kryeministrit Ramush Haradinaj u akuzua nga Tribunali i Hagës me aktakuzën për krime lufte. Ai u lirua nga TPH më 3 prill të vitit 2008, ndërsa rigjykimi i pjesshëm ka nisur në muajin gusht të vitit 2011, për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre.
Seanca përmbyllëse vazhdon edhe sot, ku do të flasin avokatët e Brahimajt dhe Balajt.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












