Lajme
Gjilani i rrezikuar nga mbeturinat
Avokati i Popullit, Sami Kurteshi thotë se deponia në këtë gjendje shkakton rrezik permanent për jetën dhe shëndetin e njerëzve
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të reagojnë menjëherë për të sanuar keqmenaxhimin e deponisë së mbeturinave në rajonin e Gjilanit, sepse nga djegia e mbeturinave dhe shpërndarja e tyre, po e rrezikohet jeta e qytetarëve, veçanërisht të të miturve. Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka qëndruar vetë në këtë rajon dhe menjëherë ka shprehur shqetësim për gjendjen e krijuar. “Në terren është vërejtur keqadministrim i mbeturinave përbrenda deponisë, djegie e mbeturinave dhe për pasojë ndotje e ajrit, ndotje në vazhdimësi e ujit dhe tokës nga shpërndarja e pakontrolluar e mbeturinave, që tashmë zë hapësirë rreth 500 metra jashtë rrethojës së deponinë, në pronë publike dhe private, e për më keq duke bllokuar rrugën nëpër të cilën barten mbeturinat për në deponi”, thuhet në reagimin e Ombudspersonit. Situata, sipas këtij, institucioni, vlerësohet me rrezik permanent për jetën dhe shëndetin e njerëzve që jetojnë përreth kësaj deponie, kryesisht në këtë periudhë kur temperaturat janë shumë të larta. “Përveç derdhjes së mbeturinave jashtë deponisë, shqetësimin e Avokatit të Popullit lidhur me gjendjen në këtë deponi, e shton fakti se në mbeturinat që hidhen aty, punojnë fëmijë të mitur që mbledhin hedhurina të caktuara, duke u vënë në këtë mënyrë para rrezikut të drejtpërdrejtë për sëmundje të ndryshme, e së këndejmi edhe për jetën e tyre”, thuhet më tej në shqetësimin e Ombudspersonit. Ky i fundit fton të gjithë faktorët relevant, organet kompetente të nivelit qendror dhe lokal, si dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të administruar si duhet derdhjen e pakontrolluar të mbeturinave dhe sanimin e dëmeve. “Avokati i Popullit fton Prokurorinë dhe Gjykatën për marrjen në përgjegjësi ligjore të të gjithë individëve dhe institucioneve përgjegjëse”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














