Lajme
Kosova, pa marrëveshje për punë sezonale
Asnjë shtet i BE-së nuk i a ka hapur “dyert” institucioneve kosovare për të rekrutuar punëtor sezonal në bashkësinë e 27 shteteve
Bazuar në statistikat e punësimit, Republika e Kosovës e zë vendin e parë në Evropë për nga numri i të papunëve, ndërsa pavarësisht kësaj Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjatë gjashtë muajve të vitit të kaluar, nuk ka arritur të nënshkruaj asnjë marrëveshje për punësim sezonal me vendet e BE-së. Musa Demiri është zyrtari për informim në Ministrinë e Punës. “Përveç projektit për punësim sezonal të studentëve në Gjermani nuk ka ndonjë projekt tjetër të punësimit sezonal jashtë Kosovës”, ka thënë Xhaferi për REL.
Ai thotë përbrenda Kosovës ka filluar zbatimi i projektit “punët publike 2012”, projekt ky i Bankës Botërore i kryer përmes MPMS dhe komunave.Vitin e kaluar, ndërkaq institucionet e Kosovës nënshkruan një marrëveshje për punësim sezonal me Gjermaninë, por kjo marrëveshje parashikon vetëm punësimin e 300 studentëve të Universitetit të Prishtinës. Ministri i Punës Nenad Rashiq, siç tha zëdhënësi Xhaferi, ka negociuar më shumë vende të BE-së për arritjen e marrëveshjeve për punësim sezonal, por nuk ka arritur ta bëjë këtë, sepse Kosova akoma nuk është njohur nga pakti 27 shtetesh i BE-së. “Ne nuk kemi të drejtë që të marrim pjesë në konkurrencën e punës së BE-së”, tha Demiri. Ndërkaq përfaqësuesi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi tha se duhet më shumë përkushtim për rritjen e punësimit sezonal. “Herën tjetër do të kërkoj që si partnerë të kyçemi edhe në negociatat për marrëveshjet për punësim sezonal më vendet e BE-së. Ndoshta do të ishin më frytdhënëse ato biseda”, ka thënë Arifi. Ndryshe, në Kosovë numri i të papunëve shënon shifra rekorde në Evropë, duke arritur gati në 50 për qind. Ndërsa statistikat demografike flasin se rreth 70 për qind e popullit të Kosovës është nën moshën 35 vjeçare , që i bije se ekziston një armatë e tërë e njerëzve të rinj që kërkojnë punë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











