Lajme
Fluks mërgimtarësh, radhë të gjata në kufi
Në pikën më të frekuentuar kufitare ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë në Tabanoc raportohet për radhë të gjata udhëtarësh, kryesisht mërgimtarë nga Maqedonia, që janë shkaktuar nga autoritetet kufitare maqedonase, raporton INA.
Kthimi i mërgimtarëve për pushime në vendlindje, fluksi i turistëve të huaj që shkojnë për pushime në bregdetin grek dhe turk kanë shkaktuar pritjet e gjata dhe tollovitë e krijuar në këtë pikë kufitare.
Mërgimtarët shqiptarë theksojnë se janë të irituar dhe reagojnë për neglizhenca e autoriteteve kufitare të Maqedonisë, të cilët me ngadalësi vijojnë punën e tyre, duke shkaktuar grumbullimin dhe radhët e gjata të makinave.
Radhët e gjata po shkaktohen edhe nga turqit që udhëtojnë nga vendet evroperëndimore për pushime në vendin e tyre. Turqit shfrytëzojnë Korridorin 10 si destinacion më i afërt në Turqi, përmes territorit grek.
Në pikën kufitare të Maqedonisë janë vënë në dispozicion vetëm tre kolona për të kaluar kufirin, derisa autoritetet serbe kanë dyfishuar ato në gjashtë kolona.
Gjithashtu edhe policët serb fajësojnë autoritetet maqedonase se ato po krijojnë radhët e gjata.
Nga ana tjetër, në njoftimin zyrtar të Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë raportohet se nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













