Lajme
Protesta kundër Zyres Civile në Mitrovicë
Në veri të Mitrovicës është protestuar kundër hapjes së Zyrës Administrative në atë pjesë të qytetit nga institucionet kosovare
Disa qindra serbë sot rreth kanë protestuar të hënën në rrugën “Mreti Petër” në veri të Mitrovicës, në shenjë kundërshtimi të funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht hapjes së Zyrës Administrative për veriun e Mitrovicës, kanë njoftuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, transmeton ReL.
Protesta e cila zgjati rreth 1 orë, kishte përfunduar në mënyrë të qetë dhe pa incidente, kanë thënë zyrtarë policorë që e kanë përcjell nga afër këtë protestë.
Sipas policisë, përveç bllokimit të rrugës kryesore, gjatë kohëzgjatjes së protestës nuk është regjistruar ndonjë incident tjetër, që do të rrezikonte sigurinë e përgjithshme.
Përfaqësuesit e serbëve të veriut kanë theksuar se përmes kësaj protestë kanë shfaqur pakënaqësinë për siç kanë thënë “presionin gjithnjë e më të shpeshtë dhe rrezikimin e sigurisë së serbëve në Kosovë.
Organizues të protestës, e cila ka kaluar e qetë dhe pa incidente, kanë qenë përfaqësuesit e të ashtuquajturave katër komunave serbe të veriut të Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














