Lajme
Gordon:Serbia ta pranojë realitetin në Kosovë
Ndihmëssekretari amerikan për çështjet evropiane, Filip Gordon ka përsëritur të hënën në Prishtinë se Serbia duhet të përballet me realitetin e shtetit demokratik e sovran të Kosvovës
Gordon po vinte në Prishtinë nga Beogradi ku kishte takuar presidentin e sapozgjedhur Tomisllav Nikolliq, të cilit ia kishte përcjellë edhe njëherë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara se Kosova është shtet i pavarur me integritet të plotë territorial.
“Pata rastin që të përcjell mesazhin amerikan në Beograd të cilin do ta përsëris edhe këtu se Shtetet e Bashkuar vazhdojnë të mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin e Kosovës dhe se çfarëdo qeverie që formohet në Beograd ajo duhet t’i zbaton marrëveshjet e arritura në bisedimet Kosovë – Serbi”, ka thënë Gordon, raportojnë mediat në Prishtinë.
Nga ana tjetër presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se Republika e Kosovës është një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon.
Turneu diplomatik i Ndihmëssekretari amerikan ka nisur nga 6 korriku me vizitat në Francë e Kroaci, për të vazhduar më pas me Serbinë, Kosovën dhe Qipron..
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












