Integrimi
Pas vrasjes së dyfishtë mes shqiptarëve, merren masa kundër hakmarrjes!
Policia ka kërkuar bisedime me një pjesëtar të familjes së dëmtua për të evituar ndonjë sulm eventual hakmarrës
Afër një javë pas vrasjes së dyfishtë të dy shqiptarëve nga Kosova në Oensingen, prokuroria e Solothurnit iniciuar ndjekjen penale ndaj dy meshkujve të dyshuar për vrasje të shumëfishtë me paramendim. Babai me të birin, të dyshuar për vrasjen, janë në burgun e hetimeve.
Veç për vrasjen, dy të arrestuarit po hetohen edhe për tentim vrasje të mysafirit 43 vjeçar që kishte bërë përpjekje të ndihmonte viktimat.
Dy personat që pandehen si vrasës, janë po ashtu babë dhe bir, shqiptarë të Kosovës që kanë edhe shtetësinë zvicerane.
Në të njëjtën kohë, në Kosovë, në fshatin Zllapuzhan të Suharekës është bërë sot varrimi i dy të vrarëve. Siç ka bërë të ditur për albinfo.ch, pronari i një shërbimi për transportimin e kufomave me seli në Solothurn, kufomat është dashur të barteshin paraditen e sotme në Kosovë.
Ai, duke mos dashur t`i publikohet emri, konfirmon se kufomat i ka marrë të hënën, pra katër ditë pas vrasjes. Deri të hënën prokuroria kompetente nuk i ka dorëzuar kufomat, për shkaqe mjeko-ligjore dhe procedurale, ka bërë me dije ai.
Sipas njoftimeve ende të pakonfirmuara zyrtarisht, konflikti në mes të dy familjeve kishte lindur në lidhje me bashkëshorten e të vrarit (Përparim B., 26 vjeç), ndërsa të dyshuarit për vrasje janë babai respektivisht vëllai i saj.
Pas tragjedisë së rëndë, Policia Kantonale po bën përpjekje të parandalojë konfliktet e mundshme në të ardhmen në mes të dy familjeve. Veç tjerash, siç ka thënë zëdhënësja e policisë së Solothurnit, Melanie Schmid në televizionin publik të Zvicrës dhe sipas agjencisë zyrare të lajmeve sda, policia ka kërkuar bisedime me një pjesëtar të familjes së dëmtuar.
Kjo është bërë për të evituar ndonjë sulm eventual hakmarrës, ka thënë zëdhënësja. Në këtë drejtim, ka shtuar ajo, polcia ka ndërmarrë një numër masash në kuadrin e mundësive që i jep ligji.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













