CH-Ballkani
Sistemi i shërbimit emergjent mjekësor në Gjermani: Një biznes i sëmurë rëndë
Pavarësisht se një biznes me miliarda euro, mjekët emergjentë në Gjermani shpesh janë të pakualifikuar dhe mezi flasin gjermanishten.
Në Gjermani reth 20.000 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore kontrollohen në shtëpi dhe jo nëpër klinika. Ata janë në shërbim të kualifikuar 24 orë. Pa këtë shërbim ata nuk mund të mbijetojnë. Megjithatë, ky sistem ka shumë mangësi, siç bëjnë me dije burimet e medias gjermane “BR”.
Dëshmitarë më të mirë të kësaj janë Bea dhe Inge A. nga Fürth, të cilët e përjetojnë prej gjashtë vjetësh kujdesin mjekësor në shtëpi. Inge A. është paralizuar nga shpatullat pas disa goditjeve. Ajo ka një trakeotomë në qafë, një tub që çon direkt në gabzher. Inge A. nuk mund të kollë, andaj mjekët kujdestarë duhet të shfryjnë mushkëritë e tyre, por shpesh ata nuk dinë të veprojnë me aparaturën pa ndihmën e Bea A..
“Nga çdo firmë që ata vijnë, kam ndjenjën se nuk janë në nivelin e duhur. Ata kanë gjithmonë stres, nuk kanë personel të mjaftueshëm, ndërsa kanë pacientë të shumtë. Personat nuk kanë shkollim të mirë, nuk janë të kualifikuar. Na sjellin njerëz të cilët nuk dinë gjermanisht. Vetëm që ndokush qëndron pranë pacientit.”
Mungojnë rreth 21.000 profesionistë të kualifikuar
Më tej media gjermane shkruan se numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë shtohet, ndërsa për ta nevojiten edhe 21.000 profesionistë të ri. Shpesh ky numër plotësohet nga banorët e Ballkanit Perëndimor. Një pjesë janë të kualifikuar, megjithatë flasin mezi gjermanisht. Në anën tjetër ka edhe ndihmës shtëpiakë që angazhohen si mjekë emergjentë.
Ashtu si Dana (emri i ndryshuar) nga Serbia. Ajo ka punuar me muaj të tërë dhe mezi ka fituar para, rreth dy euro në orë, tregon ajo. Është histori e gjatë, derisa ajo vendosi ta tregojë të kaluarën. Akoma ka frikë nga ish shefi i saj, andaj dëshiron të mbetet anonime:
“Infermieret janë të gatuar, vetëm që punëdhënësi të fitojë para. Kurrkujt nuk i ka interesuar se çfarë shkollimi kanë ose nga ku kanë origjinën. (…) Ka pasur edhe infermierë të shkolluar. Por kam pasur edhe kolege që nuk ia kanë pasur idenë se çfarë është infermiere.”
Te punëdhënësi i më përparshëm shkruan se të gjithë punëtorët e jashtëm kanë kualifikimin dhe testin e dhënë të gjermanishtes. Pa këto të dyja nuk është e mundur leja e punës në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Rrezikimi i jetës nga kujdestaria e keqe – Heton Prokuroria
Asistente si Dana nuk mund të thërrasin një mjek, pasi ata bëjnë gabime. Burimet e BR dhe ARD-Politmagazin flasin për situata me rrezikimin e jetës.
Një paciente mori dozë tej normave. Infermierja e emergjencës në anën tjetër shkruajti se “fatmirësisht nuk i gjetën dëmtime të veçanta te shëndeti i pacientit”.
Në një rast tjetër kishte vdekur një pacient që kishte nevojë për kontroll urgjent. Kjo pasi infermierja ia kishte ndryshuar tubin e frymëmarrjes. Këtu ka ngritur një ecuri penale Prokuroria e Hof për “vrasje nga neglizhenca.”
Sistemi i shërbimit emergjent mjekësor në Gjermani është një biznes i madh me buxhet prej 4 miliardë eurosh në vit. Por shumë punëtorë të saj janë të pakualifikuar dhe në vëzhgim janë 130 sosh. “Ne duhet të sqarojmë se ndaj 23 të tillë ka ecuri penale. Kjo është domosdo një shifër e madhe pasi bëhet fjalë për jetë dhe vdekje.”
Mashtrime sistematike
Mjekët emergjentë raportojnë se disa shërbime të MDK (Shërbimi mjekësor i sigurimit shëndetësor) ndryshohet sistematikisht. “BR” ka burime se disa mjekë kujdestarë kanë raportuar ndryshe te regjistrat e detyrave: atë të tanishme, një për inspektoratin e punës dhe një për MDK. Kjo rezultoi në hulumtim.
Edhe nëse MDK zbulon ankesat, ai mund të informojë vetëm për të. Regjistrat e arkave duhet të jenë aktive. Dhe një shërbim i kujdesit emergjent mund të mbyllet vetëm pas një vendimi përfundimtar.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë "Gjeneva është një qendër e diplomacisë shumëpalëshe dhe vendndodhja e saj nuk është në rrezik", tha... -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih










