Lajme
Makolli takon mërgimtarët llapjan
Ministra e Diasporës tashmë është një derë e hapur për mërgimtarët, e cila prioritet të vetin e ka përkujdesjen për ta, tha ministri Makolli
Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës në Kosovë-2012”, ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli vizitoi Podujevën, ndërsa i siguroi mërgimtarët llapjanë se ministria që drejtohet nga ai, do të jetë derë e hapur dhe institucion që përkujdeset për ta. Makolli u prit nga kryetari i komunës Agim Veliu.
Ata së bashku kanë takuar një grup mërgimtarësh llapjanë, në mesin e tyre studentë që studiojnë në universitetet evropiane. Me ta, Makolli dhe Veliu, kanë biseduar lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen në vendet ku jetojnë dhe me perspektivën e vendit të tyre.
Temë e veçantë, për të cilën u diskutua, sipas një njoftimi të MeD, ishte arsimi plotësues i fëmijëve në mërgim, integrimi i diasporës në shoqëritë ku jetojnë, aktivitetet kulturore dhe organizimi i tyre. “MeD tashmë është një derë e hapur për mërgimtarët, e cila prioritet të vetin e ka përkujdesjen për ta”, tha ministri Makolli.
Ndërsa kryetari i Podujevës, Agim Veliu e informoi ministrin lidhur me organizimet e shumta kulturore-artistike që po bëhen në komunën e Podujevës për bashkatdhetarët, të cilët kanë ardhur për pushime në atdhe.
Ministri Makolli dhe Ministra e Diasporës janë në vlugun e punës, për faktin se një numër i madh i mërgimtarëve tashmë kanë ardhur për pushime në Kosovë. Makolli po vazhdon t’i takoj kryetarët e komunave, por edhe mërgimtarët për t’u informuar nga dora e parë me hallet dhe problemet e tyre.
Ardhja e mërgimtarëve, ndërkaq i ka dhënë një gjallëri gjithë Kosovës. Nëpër të gjitha komunat e Kosovës, pothuajse për çdo mbrëmjet organizohen koncerte dhe mbrëmje rinore me yjet e estradës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












