Lajme
Nikoliq kërcënon me luftë
Nëse ndokush e sulmon dhunshëm veriun e Kosovës, atëherë Serbia mund ta ndjek të njëjtën rrugë, për ta kthyer Kosovën, tha Nikoliq
Për herë të parë prej që është zgjedhur presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka treguar fytyrën e vërtetë të ekstremistit të djathtë. Ai të premten ka paralajmëruar Prishtinën zyrtare se në rast që provon të përdorë forcën në veriun e rebeluar nga serbët, do të ballafaqohet me sulm nga Serbia.
Nikoliq i ka bërë këto komente gjatë një konference për media në Beograd. Ai i është përgjigjur pyetjes së një gazetari serb, i cili kishte kërkuar përgjigje nga Nikoliq se si do të veprojë ai nëse Hashim Thaçi ndërmerr ndonjë hap të dhunshëm kundër serbëve në veri.
“Nëse ndokush e sulmon dhunshëm veriun e Kosovës, duhet ta ketë parasysh, se edhe Serbia mund ta ndjek të njëjtën rrugë, për ta kthyer Kosovën. Pra, kush është ai që në një rast e justifikon forcën e në tjetrin jo”, është shprehur Nikoliq, raporton “Zëri”.
Madje Nikoliq thotë se i ka bindur të gjithë faktorët ndërkombëtare se përdorimi i dhunës në veri, nuk është zgjidhje. ”Këtë Serbia nuk mund ta durojë, ngase OKB nuk e kanë dërguar KFOR-in në Kosovë që të pushtojë territore”, tha presidenti i Serbisë, i cili e gëzon simpatinë më të madhe të serbëve të veriut.
Presidenti serbi, sikurse dhe ata para tij, konsideron se pavarësia e Kosovës është shpallur njëanshëm nga shqiptarët, ndërsa kërkon zgjidhje afatgjatë, nën Serbi. Ai tha se është i gatshëm që të propozojë një zgjidhje, e cila tashmë ka gjetur zbatim edhe në vendet tjera, siç është statusi i gjermanëve në Belgjikë dhe në Tirolin Jugor.
“Pra, ka zgjidhje që edhe mund ta ruajë sovranitetin e Serbisë e edhe t’i kënaqë shqiptarët”, konsideron Nikoliq.
Më 17 shkurt 2008, shqiptarët dhe komunitetet tjera shpallen Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Pavarësia e Kosovë u njoh nga 91 shtet, por vazhdon të kontestohet nga Serbia, e cila dhunshëm e administroi për disa vjet.
Më 12 qershor 1999, pas një fushatë të 78 ditëshe të NATO-s, Serbia u largua nga Kosova, duke lënë pas rreth 12 mijë shqiptarë të vrarë, 4 mijë të zhdukur dhe rreth 200 mijë shtëpi të djegura. Për këtë veprim dhe për rreth një milion kosovarë të depërtuar, Beogradi zyrtar asnjëherë nuk ka kërkuar falje.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












