Lajme
Suharekë: Takim me investitorët nga diaspora
Temë e takimit është “Tërheqja e investimeve nga diaspora”, ndërsa pjesëmarrës do të jetë edhe ministri i diasporës
Drejtoria për diasporë e Komunës së Suharekës organizon më 3 gusht një takim me mërgimtarët investitorë nga kjo komunë.
Siç bën të ditur drejtoria në fjalë, temë e takimit është “Tërheqja e investimeve nga diaspora”, ndërsa pjesëmarrës do të jetë edhe ministri i diasporës, Ibrahim Makolli dhe kryetari i komunës së Suharekës Belrim Kuqi.
Të interesuarit për pjesëmarrje njoftohen se takimi mbahet në hotelin “Voci” të Suharekës. Në kuadrin e takimit, do të organizohet edhe një vizitë në zonën industriale të qytetit gjegjësisht në fabrikat “Graniti” dhe “Solid”, që do të fillojnë në orën 13.00.
Pritja për mërgimtarët investitorë bëhet në orën 15 në hotel Voci. Më tutje ministri i diasporës, Ibrahim Makolli dhe kryetari i komunës, Blerim Kuqi do të përshëndesin të pranishmit. Në vazhdim është paraparë të zhvillohet debat në mes të investitorëve vendorë dhe atyre nga mërgata. Në orën 16 shtrohet dreka për pjesëmarrësit ndërsa në orën 17 përfundon takimi.
Pas takimit, vazhdon agjenda e aktivitetit tradicional të Komunës së Suharekës kushtuar diasporës, “Diafest”.
Suhareka është komuna e parë që në kuadrin e institucioneve të veta ka themeluar edhe drejtorinë e diasporës. Kjo është bërë për faktin se, sipas shënimeve që disponon kjo komunë, afër 30 për qind të qytetarëve të Suharekës jetojnë jashtë vendit.
Për më shumë informacione, klikoni këtu:
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











