CH-Ballkani
Një lutje për Kosovën – zëra nga Prishtina dhe Brukseli
Se çfarë kërkesa ka nga Prishtina është shkruar nga ish ministri i euro-integrimeve Bekim Collaku, ndërsa pikat e kërkuara nga Brukseli janë shkruar nga studiuesi dhe profesori i Universitetit të Brukselit Antonia Battaglia
“Euobserver” ka botuar një artikull interesant për rrugën europiane të Kosovës dhe atë në dy pika të ndryshme: nga Prishtina dhe Brukseli.
Se çfarë kërkesa ka nga Prishtina është shkruar nga ish ministri i euro-integrimeve Bekim Collaku, ndërsa pikat e kërkuara nga Brukseli janë shkruar nga studiuesi dhe profesori i Universitetit të Brukselit Antonia Battaglia, informon albinfo.ch.
Prishtina
-Kosova është pjesë integrale e mozaikut që plotëson Ballkanin Perëndimor, andaj duhet të trajtohet si e barabartë me pesë partnerët tjerë të rajonit, në planin e zgjerimit të BE në këto hapësira.
-Disa shteteve u është dhënë datë precize në rrugën e anëtarësimit deri 2025, por jo edhe vendeve tjera.
-Kontestet bilaterale duhet të zgjidhen përpara anëtarësimit në BE.
-Edhepse 28 shtetet e BE u kanë dhënë perspektivë europiane gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, fatkeqësisht, Këshilli i BE nuk do bisedojë për zgjerimin në samitin e majit në Sofie. Kjo është një shansë e humbur.
-Siguria dhe stabiliteti i Europës është mjaft i varur nga ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor.
-BE deri tani ka treguar se ka një histori të paqartë kur është fjala për parandalimin e konfliktit dhe krijimin e paqes në rajon.
-Këta janë disa nga kërkesat e shkruara nga Bekim Collaku, që mund ta bënin reale perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sofijes.
Brukseli
Disa nga kërkesat e shkruara prej profesorit Battaglia janë:
-Brukseli e ka bërë të qartë se Kosova ka akoma rrugë për të bërë, përpara procesit të anëtarësimit.
-Kjo thirrje është për të vijuar me reformat në sundimin e ligjit, pavarësinë e sistemit të drejtësisë, lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar, qeveria të mirë dhe respektim të të drejtave fundamentale. Akoma më tepër, duhet të zgjidhen gjithë kontestet kufitare përpara fillimit të negociatave.
-Kosova ka nevojë të “rritet” në Europë. Ngjarjet e fundit tregojnë se shteti akoma është shumë strumbull delikat, ku çdo aksion në lidhje me dialogun me Beogradin mund të bëhet pengesë për paqen.
-Integrimi i serbeve të veriut dhe fuqizimi i pozicioneve të tyre në institucionet e Kosovës, duhet të zbatohet pa marrë parasysh se çfarë ndodh në Beograd.
-BE duhet të shikojë çështjen e liberalizimit të vizave dhe shqyrtojë statusin.
-Spanja sëbashku me Slovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron po bëjnë gabim të madh politik duke mos njohur pavarësinë e Kosovës. Popullata katalonjase nuk ka shkuar në luftë, dhe rasti i Kosovës nuk mund të shërbejë për ta krahasuar me situatën e brendshme politike të Spanjës.
-Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker tha se Ballkani Perëndimor beson më shumë në Europë sesa “ne”. E vërtetë.
-Sakrifica për avantazhin e stabilitetit në rajon është shfaqur jo efektive. Kosova ka nevojë për një të ardhme të re. Dhe Europa ka nevojë për një Kosovë tepër të qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë "Gjeneva është një qendër e diplomacisë shumëpalëshe dhe vendndodhja e saj nuk është në rrezik", tha... -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih










