E-Diaspora
Arrrestohet kleriku i xhamisë An’Nur, aty ku u radikalizuan sëpaku tre shqiptarë
Kleriku i cili kishte thirrur për dhunë në xhaminë e Winterthurit në Zvicër, nuk është më në liri. Në shkurt ai kishte qenë në Gjermani, ku është kapur dhe deportuar në Zvicër, shkruan “nzz.ch.”
Nëntorin e kaluar 25 vjeçari nga Etiopia është shpallur fajtor nga gjykata rajonale e Winterthurit. Ai kishte nxitur njerëzit për të vrarë ose për t’u djegur. Ai është dënuar me 18 muaj burg dhe largim nga shteti helvet për 10 vjet, përcjell albinfo.ch.
Xhamia An-Nur është mbyllur në qershor 2017, ndërsa mes të radikalizuarve në këtë vend kulti kanë qenë edhe tre shqiptarë.
Dhjetor 2014: Udhëtimi i xhihadistëve tinejxherë Visar dhe Edita (atëherë 16 dhe 15 vjeçarë) sigurisht se është ende i njohur. Të dy u rekrutuan në Xhaminë An’Nur. Edita thuhet se ka qenë e martuar atje, ndërkohë që të dy sërish u kthyen në Zvicër, përcjell “albinfo.ch”.
Janar 2015: Kampioni i Taiboksit, Valdet Gashi (29 vjeçar), ishte po ashtu vizitor i rregullt i Xhamisë An’ Nur. Ai fluturoi për Siri dhe ju bashkua grupit IS. Ai shfaqet duke luftuar për Xhihad, ndërkohë jep edhe një intervistë për një gazetë zvicerane. Në qershor të vitit 2015 ai vritet atje.
Shkurt 2015: Italo – zvicerani Kristian (atëherë 18 vjeçar) i konvertuar nga krishterizmi në islam, ishte po ashtu vizitor i xhamisë problematike. Ai udhëtoi për t`iu bashkuar grupit xhihadist. Thuhet se ai u vra në një sulm ajror.
Nëntor 2015: Një tjetër udhëtar për në Xhihad rekrutimi i të cilit është bërë në Xhaminë An’Nur është po ashtu i njohur. Një gjerman (36) më rrënjë kosovare thuhet se udhëtoj për në Siri dhe sipas familjarëve të tij, ai atje edhe vdiq.
Tetor 2016: Një gazetar i fshehur ishte gjatë një ligjëratë në këtë xhami. Imami egjiptian Scheich Wail ligjëronte. “Ligjet e Allahut nuk janë tek ju kudo. Ligjet e Zvicrës nuk më interesojnë. Ligjet islame janë mbi ligjet e të gjitha vendeve”.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale Një emër i madh i financës britanike, Alan Howard, është rikthyer në Zvicër, duke iu bashkuar... -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen












