Lajme
EULEX-i, aktakuzë kundër tetë gjyqtarëve
Një grup prej tetë gjyqtarësh nga Gjykata Komunale e Prishtinës dhe ajo e Qarkut do të ballafaqohen me njw aktakuzë korrupsioni. Ata mund të dënohen me nga disa vjet burg.
Tetë gjykatës, një avokat dhe një punëtor i Kombinatit Bujqësorë mund të dënohen me disa vite burg për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe për nxjerrje të vendimeve të kundërligjshme. Këta zyrtarë, dyshohen se kanë përvetësuar dhe më pas shitur disa hektarë të tokë të pronës shoqërore, në vlerë dhjetëra miliona euro.
Procesin kundër këtyre ish-gjyqtarëve është duke i zhvilluar një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Të akuzuarit, sipas një njoftimi të EULEX-ut, janë: ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, katër ish-gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Olga Janiçeviq, Sanije Muqolli, Shemsije Sheholli, Jehomir Mihaliq, dhe tre ish gjyqtarë të Gjykatës së Qarkut, Ekrem Agushi, Ferid Bislimi dhe Rrahman Ratkoceri, një avokat dhe një përfaqësues të një Ndërmarrjeje Shoqërore (NSH).
Prokurori e akuzoi ish-kryetarin e Gjykatës Komunale për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për ndihmë në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme.
Shtatë ish-gjyqtarët, sipas EULEX-it, akuzohen për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme. Përfaqësuesi i Ndërmarrjes Shoqërore dhe avokati akuzohen për veprat penale të ndihmës për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe për ndihmë në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme.
“Të akuzuarit dyshohet se janë përfshirë në 15 lëndë civile që kanë të bëjnë me padi pronësore kundër Ndërmarrjes Shoqërore (NSH), të cilat ishin nën kompetencën e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Të akuzuarit janë përfshirë në role të ndryshme në bazë të punës dhe profesionit të tyre”, thuhet nw njoftimin e prokurorisë së EULEX-it
Ndryshe, aktakuza i ngarkon të dyshuarit se kanw shpronësuar tokat shoqërore në vlerë rreth 60 milionë euro në tri lokacione, Veternik, Llapnasallë dhe Cagllavicë. Këto janë tri vendet ku toka shitët më së shtrenjti në rajonin e Prishtinës, nga 15 deri 25 mijë euro për një arë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës














