Lajme
Nuk ka varrezë masive në Zhilivodë
Pas një muaj gërmimesh, hetuesin ndërkombëtarë kanë vërtetuar se në Zhilivodë nuk ka varrezë masive
Hetuesit e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) nuk kanë gjetur asnjë provë që vërteton se në fshatin Zhilivodë të Komunës së Vushtrrisë ka mbetje mortore. Pas shumë gërmimeve, hetuesit kanë ardhur në përfundim se në këtë lokacion nuk ka asnjë gjurmë të mbetjeve mortore të 26 serbëve.
Kjo ishte hera e tretë me radhë, që hetuesit ndërkombëtarë kishin gërmuar në Zhvilivodë për të vërtetuar nëse në vendin e quajtur “Maden” ka apo jo mbetje mortore lë luftës së fundit. Fillimisht, ishte UNMIK-u ai që nisi gërmimet por as atëherë nuk u gjet asnjë provë që vërteton dyshimet.
Tri javë më parë ky lokacion u përfshi nga flakët, por pas intervenimit të zjarrfikësve dhe Forcave kosovare të Sigurisë zjarri i lokalizua. Një hetues i EULEX-it së bashkë me një prokurorë vendorë kanë hulumtuar rastin, por nuk kanë dalë akoma me rezultate përfundimtare.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë zhdukur rreth 4 mijë qytetarë, shumica dërmuese shqiptarë të Kosovës. Eshtrat e mbi 2 mijë personave janë gjetur nëpër disa varreza masive në Serbi, ne Bajna-Bashta, Peruçac, Jagodine, Batajnica, etj, ndërsa edhe 1880 akoma figurojnë të zhdukur.
Forcat serbe të Milloshvqit i kishin bartur trupat e kosovarëve për në Serbi, në përpjekje për t’i zhdukur gjurmët e krimit. Disa ish-eprorë dhe politikanë serbë të asaj periudhe, janë gjykuar me dënime maksimale nga Gjykata për Krime lufte në Hagë, ndërsa disa të tjerë akoma po gjykohen.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











