Lajme
Zviceranit i mohohet shtetësia e Kosovës
S. R., i lindur në Arau kishte shprehur dëshirë që të bëhet shtetas i Republikës së Kosovës. Atij i është mohuar kërkesa
Autoritetet kosovare ia kanë mohuar dhënien e nënshtetësisë, zviceranit S. R., i cili kishte shprehur dëshirë që të bëhet shtetas i Republikës së Kosovës. 18 vjeçari , me vendbanim në qytetin Arau të Zvicrës, i ka çmuar lartë vlerat e popullit shqiptar, si besa, tradita, familja, dhe ka shprehur dëshirë të bëhet qytetar kosovar.
S. R. është intervistuar nga gazeta “Zëri” në Prishtinë. Ai është zhgënjyer nga institucionet kosovare të cilat para pak ditësh nuk ia kanë dhënë shtetësinë edhe pse për këtë kishte shkuar në Kuvendin Komunal të Istogut, por edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Kam ardhur në Kosovë në vitin 2009, për herë të parë, për të përsëritur vizitën time edhe në vitin 2010. Jam impresionuar nga pritja që më është bërë në familjet kosovare dhe farefisi i miqve të mi, e veçanërisht me të rinjtë të cilët janë shumë miqësorë, kanë kulturë të shëndosh…”. tha S. R., i cili, sipas gazetës “Zëri” e flet shqipen me tone të gegërishtes ashtu siç flitet në familjet kosovare në Zvicër.
Ky qytetar zviceran disa vitet e fëmijërisë i ka kaluar me shokët e tij kosovarë, e sidomos në shtëpinë e mikut të tij, Eshtrefit. S. R. e mban emrin e dytë të pagëzuar nga shokët e tij shqiptar Egzon, që i pëlqen. Ai thotë se këtë emër do ta zyrtarizojë në dokumente me ta marrë shtetësinë e Kosovës.
“Mbeta i zhgënjyer nga përgjigja që mora, megjithatë do të insistoj ende dhe të bëj kërkesa sërish qoftë dhe në instancat më të larta që të më mundësohet kjo shtetësi, pasi unë dua të kem pasaportë dhe të mbaj emrin kosovar ashtu siç e kanë dhe shokët e mi, me të cilët jam rritur, shkolluar dhe punojmë në Zvicër”, thekson S. R..
“Egzoni” nuk e ka problem edhe të këndojë në shqip. Ai thotë se i pëlqen refreni i këngës…“xhamadani vija –vija, është Kosova është Shqipëria. Rreh si zemër çiftelia sa e madhe është Shqipëria…”. Ai madje ai thotë se këtë refren e ka shumë për zemër.
Zyrtarë të MPB-së thonë se përgjigja që marrin të huajt për shtetësinë është ajo që bazohet në ligj.
Shkodran Manaj, u. d. i drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB ka thënë për “Zërin” se kushtet për të marrë shtetësinë kosovare janë të parapara me legjislacion, i cili fillimisht një shtetas të huaj që dëshiron të ketë shtetësinë e Kosovës e obligon që të marrë leje qëndrimin e përkohshëm pesëvjeçar, dhe pas kësaj periudhe të kërkojë dhe leje qëndrimin e përhershëm katërvjeçar.
Megjithatë zvicerani S. mund të dorëzojë kërkesë te presidentja e vendit Atifete Jahjaga, për të kërkuar shtetësinë. Z yra Ligjore e Presidencës ka konfirmuar se shtetasit e huaj mund të kërkojnë shtetësinë edhe te presidentja në qoftë se, sipas ligjit, konsiderohet se plotësojnë kushtet për ta marrë këtë.
“Ne bazohemi në ligj ashtu sikurse bazohet dhe MPB-ja për shtetësinë. Në këtë rast personi ka marrë përgjigjen e duhur nga ministria sipas ligjit, por kjo nuk ia mohon të drejtën t’i paraqesë kërkesë presidencës”, thotë Tahiri.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












