Lajme
Kosova i propozon Serbisë traktat paqeje
Zëvendëskryeministri Kuçi tha se ky traktat nënkupton definimin e raporteve ndërshtetërore, reparacionet e luftës dhe ndërtimin e marrëdhënieve për të ardhmen.
Prishtina zyrtare është e gatshme që t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë me një marrëveshje paqeje e cila mund të nënshkruhet nga dy liderët e dy shteteve. Kështu tha zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, duke mos mohuar tashmë as bisedat politike me Beogradin në nivel politik.
Zëvendësshefi i Qeverisë së Kosovës tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i përfundojnë marrëdhëniet e konfliktit me një traktat të paqes.
“E ky traktat nënkupton që të definohen raportet ndërshtetërore, të përfshihen reparacionet e luftës, nënkupton ndërtimin e marrëdhënieve për të ardhmen. Traktatet janë marrëdhënie mes dy sovraniteteve, pra shtetet bëjnë traktate dhe jo të tjerët”, ka thënë Kuçi.
Po ashtu numri dy i qeverisë së Kosovë tha përfaqësuesit politik në Kosovë nuk hezitojnë të takohen me politikanët në Serbi, por që nuk nguten për t’i realizuar takimet. “Nuk kemi turp që të takohemi me askënd, pasi të tjerët duhet të ndihen keq në raport me ne…megjithatë ne nuk ngarendemi që takimet e tilla t’i bëjmë sot apo nesër”, tha ai
Secili politikan që bart petkun institucional, sipas Kuçit, është i gatshëm që të takohet me cilindo përfaqësues të shtetit tjetër, në kuptimin si dy përfaqësues të shteteve të barabarta.
Deri më tani, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, kanë kundërshtuar bisedime politike me Beogradin. Madje kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se me Serbinë nuk ka negociata as teknike, derisa kjo e fundit nuk i implementon shtatë marrëveshjet e vitit 2011. Mirëpo presion permanent ndërkombëtarë duket se ia ka thyer qëndrimin të dy palëve.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla Shkollat në të gjithë vendin janë në krizë – prindërit në komunën Hinwil të Cyrihut po... -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë











