Sport
Halimi flet për Danimarkën, Kosovën, miqësinë me Emre Can dhe të ardhmen
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, ka kryer një intervistë të gjatë për portalin e njohur goal.com, ku ka folur për eksperiencën në FSV Mainz 05 dhe Kosovë.
Halimi me pëlqimin dhe idenë e trajnerit Alexander Zorniger është huazuar nga klubi danez Bröndby dhe aty ka arritur të aktivizohet shumë më tepër. Nga 24 ndeshje ka shënuar tetë gola.
“Unë e kuptova shpejt, që Bröndby është një top klub me strukturë të mirë. Në mënyrë speciale, prej kur trajner është Zorniger, shumë punë të mira janë bërë,” tha Halimi, i cili shtoi se është përshtatur me Danimarkën, ku njerëzit janë shumë të respektueshëm, edhe pse koha shpesh është shumë e keqe.
Ndjehem edhe gjerman edhe kosovar
Në pyetjen se si ka mundur të luajë për dy shtete, edhe për Gjermaninë edhe për Kosovën, ai përgjigjet: “Unë kam lindur në Gjermani dhe ndjehem në të njëjtën kohë edhe gjerman edhe kosovar. Ishte nder i madh që të luaja për të rinjtë e Gjermanisë – e mbaja fanellën me krenari. Megjithatë prindërit e mi kanë origjinë nga Kosova dhe kur luaja një ndeshje miqësore kundër Eintracht Frankfurt mora ofertë nga trajneri i Kombëtares. Pas ndeshjes së parë mua m’u bë tërësisht e qartë se në vijim do aktivizohesha për Kosovën. Jam i bindur se nga Kosova mund të dalë një sukses tepër i madh dhe dua të kem hisen time në këtë. Natyrisht ne jemi akoma në fillim, por po përmirësohemi ditë pas dite. Kemi të rinj tepër të talentuar në radhët tona dhe ata akoma nuk janë në fund të udhëtimit tonë.”
Më pas Halimi kujton momentin e pritjes së lejes nga FIFA, për t’u aktivizuar shumë lojtarë të Kosovës në ndeshjen kundër Finlandës. Në fund rezultati doli barazim 1:1 dhe “shumë tifozë të Kosovës menduan se u kualifikuam për në botëror (qesh)”. Si gjeneratë e parë e Kosovës, pas pranimit në UEFA dhe FIFA, shumë tifozë shpresojnë për sukses të madh. “Kjo na bën krenar, por në të njëjtën kohë na vendos në presion.”
Ndonjëherë duhet të largojmë lopët nga fusha
Në pyetjen për histori interesante nga përfaqësuesja e Kosovës, Halimi kujton momentin kur njëherë është dashur të largojnë lopët nga fusha e futbollit ose për t’i lidhur rrjetat e golave me fanellat e tyre.
“Për të rinjtë që vijnë nga Gjermania ose Zvicra, kjo është e pazakontë dhe budallallëk, megjithatë në Kosovë kishte luftë një kohë të gjatë dhe kishte gjëra më të rëndësishme sesa furtbolli dhe rrjetat e golit.”
Ai shton se në klub ka shumë patriotë, që i bën tepër krenarë për të luajtur për Kosovën.
Miqësia me Emre Can
Gjatë aktivizimit në Eintracht Frankfurt ai ka pasur kontakte të shpeshta me talentin turk Emre Can. Në lidhje me këtë, Halimi shprehet: “Emre ka potencialin për t’u bërë lojtar i madh. Kjo vëreheshte prej kur ne ishim 12 vjet. Ai është një mik shumë i mirë i imi dhe sot e kësaj dite mundohemi të kalojmë shumë kohë sëbashku. Kjo nuk është e lehtë, pasi ai aktivizohet në Angli, unë në Danimarkë. Por diheshte prej në fillim se Emre ishte para të gjithëve.”
Halimi shton se përkundër që me Emren kanë të njëjtën moshë, për të “ai është një pasqyrë.”
Në lidhje për të ardhmen, ai ka ëndërr të luajë në Top 4 ligat e Europës.
“Por natyrisht është qëllimi im të aktivizohesha në Top 4 ligat më të mira të Europës – më së miri në Bundesliga. Unë jetoj në Gjermani dhe gjithë familja ime është e çmendur pas futbollit. Do ishte një ëndërr nëse ata do më shikonin duke luajtur atje,” thotë në fund Halimi.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri Deri më tani, Zvicra nuk ka qenë në gjendje të kryejë asnjë kthim të detyruar në... -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin











