Lajme
Edhe një muaj mbikëqyrje e pavarësisë në Kosovë
Qeveria kosovare po koordinohet me faktorin ndërkombëtar për të përfunduar në 10 shtator 2012, procesin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Në mbledhjen e kësaj jave të qeverisë, kryeministri kosovar Hashim Thaçi theksoi se, “përmbyllja e mbikëqyrjes është mesazhi më i fuqishëm i shtetit të Kosovës se pavarësia është funksionale”, ndërsa paralajmëroi mbledhjen përfundimtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar në Prishtinë, nga fillimi i shtatorit.
Sipas shtypit të sotëm kosovar, “bazuar në një program paraprak për shënimin e kësaj ngjarjeje, Grupi do ta mbajë mbledhjen më 10 shtator në orën 13:00”, ndërsa në Prishtinë do të ndodhen personalitete ndërkombëtare të shquara në diplomaci, për të marrë pjesë në një ngjarje me peshë në historinë e Kosovës.
Në 2 korrik të këtij viti është mbajtur në Vjenë takimi i pesëmbëdhjetë i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën (ISG), i cili, sipas një komunikate, “ka konstatuar se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit është zbatuar në mënyrë substanciale dhe me këtë, autorizohen hapat përfundimtar për përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur dhe mbyllje të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO)”. (balkanweb)
ISG për Kosovën, i përbërë nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë, është formuar në 28 shkurt të vitit 2008 (pas shpalljes së Pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008), me synim që të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumëtnicitetin, bazuar në Paketën Ahtisaari.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv











