Maqedonia
Rikthehet në burg i akuzuari i rastit Monstra
Njëri nga të akuzuarit në rastin “Monstra”, Fejzi Aziri, është rikthyer në Burgun e Shtipit, kështu ka vendosur Këshulli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke e refuzuar kërkesën që t’i shtyhet ndalesa e mbajtjes së burgut.
Njëri nga të akuzuarit në rastin “Monstra”, Fejzi Aziri, është rikthyer në Burgun e Shtipit, kështu ka vendosur Këshulli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke e refuzuar kërkesën që t’i shtyhet ndalesa e mbajtjes së burgut, njofton Portalb.mk.
Arrestimin e Azirit e konfirmoi për Portalb.mk, edhe vëllai i tij, Bedri Ajdari, i cili tha se, nga spitali, Aziri është dërguar në Burg.
“Po, është e vërtetë që është arrestuar Aziri. Nga spitali e kanë dërguar në burg”, konfirmoi Ajdari.
Aziri, është liruar për shkaqe shëndetësore më 30 janar të këtij viti në afat prej një muaje. Pas mbarimit të afatit, ashtu si[ ka deklaruar vëllai i tij, Bedri Ajdari ka deklaruar se ata kanë dërguar kërkesë deri te Gjykata që t’i shtyhet afati për mbajtjen e burgut.
Ndryshe, Aziri ishte u paraburgosur nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, ndërkaq pas 5 viteve të qëndrimit në paraburgim, Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit të kaluar solli vendim që lënda të shkojë në ri-gjykim për shkak të ndryshimit të rrethanave dhe mungesës së dëshmive, me këtë rast kërkoi të lirohen të gjithë të akuzuarit, por të mbahen në masa të kujdesit, gjejgësisht të paraqiten dy herë në javë në gjykatë.
Megjithatë, edhe pse Gjykata Supreme kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të Azirit, ai u ndalua në burg pasi që akuzohej edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.
Për këtë vepër, Aziri njëherë ka qenë i liruar, por pas ankesës së Prokurorisë, Gjykata e Apelit e ka rikthyer procesin prej në fillim.
Siç u njoftua nëpër media, në fund të nëntorit të vitit 2009, sipas informatave të buletineve policore ka pasur përleshje me armë në fermën në Belimbegovë e cila ka qenë nën zotërim të Fejzi Azirit. Tre traktoristë në afërsi të fermës kanë qenë caku i sulmit, ndërsa policia pas kontrollit ka gjetur pesëdhjetë gëzhoja. Gjatë kontrollit në fermë janë gjetur edhe pesë pushkë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











