Lajme
Kosovës i kthehet terri
KEK-u ka aplikuar sërish reduktime të energjisë elektrike në Kosovë. Në disa rajone reduktimet janë të papërballueshme
Korporata Energjetike e Kosovës është kthyer sërish në kompaninë më të “urryer” nga kosovarët, për shkak të reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike që ka filluar të aplikojë gjatë ditëve të fundit. Mungesa e dritave sërish ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës. Pavarësisht informatave që ka lëshuar KEK-u se reduktimet nuk shkojmë më shumë një e treta, që i bije 4:2 (katër orë rrymë dy terr), në shumë komuna të Kosovës po ndodhë e kundërta. Madje banorët e Vushtrrisë janë ankuar se vetëm dy orë kanë drita, e më pas terri përfshinë 4 orë e më shumë, pa kontroll. Zyrtarë të KEK-u këtë fazë reduktimesh e konsiderojnë si krejt normale. “Ky përkeqësim ka ardhur pas furnizimit pa ndërprerje për muaj të tërë”, ka thënë zëdhënësi i Korporatës, Viktor Buzhala, sipas të cilit, KEK kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve për rëndimin e situatës dhe i siguron ata se nuk ka qëndruar duarkryq, por ka rritur importin. Sipas zëdhënësit Buzhala, situata është përkeqësuar, pasi që dy blloqe të termocentraleve kanë shkuar në riparim, për përgatitje për muajt e dimrit. “KEK i ka dërguar në remont vjetor të planifikuar dy blloqe, përkatësisht njësinë B1 dhe atë A3. Në remont ishte edhe njësia A4. Ndërkohë, njësisë A3 është duke iu ndërruar elektrofiltri në mënyrë që të ketë shumë më pak ndotje”, deklaroi Buzhala. Pavarësisht deklaratave të zëdhënësit të KEK-u, kjo kompani është bërë më e “urryera” nga qytetarët e Kosovës, sepse gjatë gjithë dekadës së kaluar ka aplikuar reduktime. Po ashtu KEK-u gjatë periudhës së UNMIK-ut, e ka “gëlltitur” pjesën më të madhe të investimeve ndërkombëtare dhe sërish produktet e tij kanë qenë jo të kënaqshme.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla Shkollat në të gjithë vendin janë në krizë – prindërit në komunën Hinwil të Cyrihut po... -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë










