Lajme
Mirupafshim në “Ditët e Diasporës 2013”
Mitrovica ishte qyteti i fundit që mblodhi mërgimtarët në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët Diasporës 2012”.
Pas pesë javë aktivitetesh të ndryshe kulturore, ekonomike, politike e sociale, Ministra kosovare e Diasporës ka shpallur të mbyllur manifestimit tashmë tradicional për mërgimtarë “Ditët e Diasporës 2012”. E nisur zyrtarisht në Prekaz, ditët e diasporës u mbyllën në Mitrovicë. Ky qyteti, që në Evropën e sodit e bartë mbi supe epitetin e ndarjes në dysh për shkak të ndarjes ndëretnike, ka qenë porta e fundit ku janë grumbulluar bashkatdhetarët tanë nga të gjitha vendet e botës. Edhe pse mërgimtarët disa javë më parë janë takuar në Mitrovicë, për të vazhduar në Bajgorë, ku kanë përjetuar bukuritë e rralla të Shalës e malësisë, që bashkon tri komunat e veriut dhe veriperëndimit të Kosovës, Mitrovicës, Vushtrrisë, dhe Podujevës, megjithatë kishin zgjedhur Mitrovicën për “sihariq”. Në ditën e fundit , siç tha për “Alabinfo.ch”, Ahmet Jashari, zëdhënës i Komunës së Mitrovicës, janë mbajtur një varg aktivitetesh, duke filluar me ekspozitën e artizanaleve shqiptare të Muzeu i Qytetit, për të vazhduar me garën e çiklizmit dhe performancën e fotografes Anila Jaho. Kjo e fundit, siç tha Jashari, kishte ardhur enkas nga SHBA-të për të marrë pjesë në “Ditët e Diasporës 2012” ndërsa fotografitë e saj më vlera të jashtëzakonshme i ka ekspozuar të ura e Lumit Ibër, aty ku ndahet qyteti në dysh. Gjithashtu në përmbyllje të aktivitetit, sipas Jasharit, me një program artistik është paraqitur Grupi valleve nga Shoqata kulturore “Scanderbeg” nga Freiburg i Gjermanisë, ndërsa në fund është dhënë edhe një film, që ka fituara trofe ndërkombëtar i regjisorit Andamion Murataj, me tematikë “ Falja e Gjakut”. Gjatë pesë javëve të kaluar, mërgimtarët kanë pasur mundësi që të takohen me lidershipin vendas, t’i qajnë hallet, si dh të argëtohen me yjet e estradës shqiptare, si dhe t’i shijojë bukurit e rralla që ofron Kosova. Ministri kosovar i Diasporës në një intervistë që ka dhënë për “Albinfo.ch” është shprehur i kënaqur me manifestimit tradicional për mërgimtarë “Ditët e Diasporës 2012”. Ai tha se viteve të tjera do të ketë pritje dhe më të ngrohta dhe akomodim më të mirë institucional për bashkatdhetarët.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











