Integrimi
Shkurtohen të hyrat e diasporës
Sipas BQK-së, përqindja më e madhe e remitencave në Kosovë vjen nga Gjermania dhe Zvicra me rreth 55 për qind në total
Banka Qendrore e Kosovës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) raportojnë për një rënie të dukshme të të hyrave (remitencave) nga diaspora në Kosovë. Kjo, sipas këtyre institucioneve, mund të reflektohet si pasojë e krizës ekonomik, e cila ka ndikuar në “varfërimin e diasporës”.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, të cilin e ka pasqyruar e përditshmja “Zëri”, gjatë tremujorit të parë të vitit 2012 dërgesat e mërgimtarëve kapin shumën 119.1 milionë euro (€), që është 4.8 për qind, ose 6 milionë më pak se në të njëjtën periudhë kohore e vitit të kaluar.
Sipas raportit të BQK-së në vitin 2011 totali i remitencave ishte 584. 8 milionë euro; në vitin 2010, 584.3 milionë €; në vitin 2009, 585.7 milionë €; në vitin 2008, 608.7 milionë €; në vitin 2007, 515.6 milionë €; në vitin 2006, 467.1 milionë €; në vitin 2005, 418.0 milionë €; dhe në vitin 2004, 357.0 milionë €.
Sipas të njëjtit raport, përqindja më e madhe e prejardhjes së remitencave, është nga Gjermania dhe Zvicra me rreth 55 për qind në total.
Në këtë viti, 31 për qind e remitencave janë nga Gjermania ndërsa 24 për qind nga Zvicra; në vitin 2011, 34 për qind nga Gjermania, 22 për qind nga Zvicra; në vitin 2010, 34 për qind nga Gjermania, 22 për qind nga Zvicra;, në vitin 2009, 38 për qind nga Gjermania, 22 për qind nga Zvicra; dhe në vitin 2008, 38 për qind nga Gejrmania, 16 për qind nga Zvicra.
Ndërsa vendet me përqindje më të vogël me nga 1 për qind janë Holanda, Sllovenia, Danimarka dhe Finlanda.
Ndërkaq, sipas raportit tjetër që ka bërë UNDP, të hyrat nga diaspora janë burimi më i madh i të hyrave për amvisëritë në Kosovë. Këto të hyra sipas UNDP, bëjnë më shumë se 20 për qind të të hyrave të përgjithshme në amvisnit kosovare.
Sipas këtij hulumtimi, në vitin 2011 shuma e përgjithshme e remitencave në Kosovë ishte 379.6 milionë euro, që është më pak se 14 për qind për shkak të krizës ekonomike në Evropë, në krahasim me 442 milionë euro sa janë shënuar në vitin 2010, dhe është parë se remitencat kanë rritur standardin e atyre që i kanë marrë.
“Një nga katër amvisëritë në Kosovë merr para nga jashtë, ndërsa të hyrat sikurse migrimi i banorëve ka ofruar kontribut të madh në ekonominë e Kosovës në periudhën nga vitet e 60 deri në shekullin 20”, thuhet në hulumtimin e UNDP.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












