Lajme
LDK bën thirrje për zhbllokim të reformës zgjedhore
LDK kërkon nga kryeministri Thaçi dhe presidentja Jahjaga që të respektojnë marrëveshjen politike
Lidhja Demokratike e Kosovës ngriti shqetësimin e saj në Kuvend të Kosovës, për bllokimin e reformës zgjedhore dhe kërkoi nga kryeministri Hashim Thaçi që ta respektoj marrëveshjen e liderëve, ndërsa nga presidentja Atifete Jahjaga kërkoi që të jap dorëheqje.
Kërkesën e partisë më madhe opozitare në Kuvend e ngritë deputetja, Vjosa Osmani e cila tha se LDK nuk është bllokuese e proceseve, por është ajo po e bartë procesin bllokues. Ai tha se respektimi i marrëveshjeve politike është normë elementare e demokracisë në një vend.
“LDK kërkon nga kryeministri Hashim Thaçi dhe presidentja Atifete Jahjag që respektojnë marrëveshjen politike dhe rezolutën e Kuvendit të Kosovës, dhe të mos e shkatërrojnë unitetin dhe interesin nacional, dhe kështu t’i hapin rrugë reformës zgjedhore e kushtetuese”, tha Osmani.
Ajo e akuzoi presidenten Jahjaga për deklaratën e saj se “nuk i lejohet të japë dorëheqje”, duke e konsideruar të pamenduar mirë dhe jologjik. “Nëse do të ishte kështu, që të mos lejohet dhënia e dorëheqjes, atëherë dorëheqjen e dy presidentëve të tjerë qenka jo-legjitime”, tha ajo.
Në emër të LDK-së, Osmani i bëri thirrje Jahjagës që të krijojë mundësi që presidenti të zgjidhet nga populli. “Nëse nuk e respektoni këtë atëherë presidentja Jahjaga nuk e ka mbështetjen e LDK-së dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit, por atë të pushtetit”, tha Osmani.
Mosrespektimi i marrëveshjeve, sipas saj, është sprovë për të gjitha proceset tjera politike të një vendi. ”LDK nuk është bllokuese e proceseve, por bartëse e saj. Bllokuese është Kryeministri dhe Presidentja”, tha ajo
Ndërkaq i menjëhershëm ishte reagimi i partisë më të madhe parlamentare, Partisë Demokratike të Kosovës. Shefi i këtij grupi në Kuvend të Kosovës, Adem Grabovci tha se partia e tij do të respektoj marrëveshjet, por mbi të gjitha e respekton vendimin e Gjykatës Kushtuese.
“Përcaktimi ynë është i qartë për zhbllokim i proceseve dhe asnjëherë nuk i ikë përgjegjësisë…Në jemi për marrëveshje, por jemi edhe për respektimin e institucionet tona. Gjykata Kushtuese është fjala e fundit dhe e respektojmë atë”, tha Grabovci.
Dy ditë më parë, ndërkaq përfaqësuesit e LDK-së deklaruan se nuk do të jenë pjesë e Grupit punues për Reformën Zgjedhore, duke shkaktuar kështu probleme në amendamentimin edhe të ndryshimeve të nevojshme kushtuese.
Reforma kushtuese ka impakt edhe në Kushtetutë sepse deri më tani presidenti është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës me shumicën e thjeshtë, ndërsa në të ardhmen ai duhet të zgjidhet nga drejtpërdrejt nga populli. Por, që ky ndryshim të ndodhë, duhet konsensus politik dhe votim në Kuvend me dy të tretat e votave të deputetëve.
Ndryshe, marrëveshja e tre liderëve, Hashim Thaçit, Ia Mustafës dhe Behgjet Pacollit, e arritur në prill 2011 dhe e aprovuar në Kuvend, parashikonte që presidentja Jahjaga të qëndroj në krye të shtetit, në një mandat të shkurtuar, derisa një Komision i Kuvendit të Kosovës të hartoj ndryshimet kushtuese dhe zgjedhore, dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja.
Mirëpo Jahjaga nuk e respektoi marrëveshjen edhe çështjen e mandatit të saj e çoi në Gjykatën Kushtuese. Kjo e fundit tha se ajo ka mandat të plotë, katër vjeçar. Jahjaga një ditë më parë tha se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës












