E-Diaspora
Flitej për natyralizim të pakontrolluar, aplikojnë 185 persona – shumica italianë, pak kosovarë
Nga mesi i shkurtit të huajt e brezit të tretë mund të marrin pasaportën zvicerane me procedurë të lehtësuar. 185 sosh kanë aplikuar për pasaportën helvete, megjithatë ka pasur debate kundra nga “natyralizimi masiv” i pakontrolluar.
“Natyralizim i pakontrolluar?,” ishte një afishe me një grua me ferexhe e ngjitur në vendet publike zvicerane. Partia populliste zvicerane SVP me këtë slogan kundërshtonte lehtësimin e natyralizimit të banorëve të brezit të tretë në Zvicër. Ata flisnin edhe për një “shitje të atdheut”.
Por populli nuk e dëgjoi atë, pasi në referendum 60 përqind votuan për të drejtën e natyralizimit të personave që sëpaku njërin gjysh ose gjyshe e kanë pasur me dokumenta zvicerane.
Prej në mes të shkurtit 2018 ky ligj është në fuqi dhe prej atëherë kanë kërkuar pasaportën e kuqe 185 persona, shkruan watson.ch, përcjell albinfo.ch. 25 mijë të rinj të huaj mund të përfitojnë nga ky lehtësim.
Italianët më të interesuarit, të tretët kosovarët
Deri tani 103 nga 185 aplikuesit kanë qenë italian. Më pas vijojnë turqit (24) dhe në vend të tretë ndodhen kosovarët dhe portugezët me 9 kërkesa. Raste më të ralla ka nga personat me origjinë nga Spanja, Serbia, Bosnja, Maqedonia, Kroacia dhe Gjermania.
Përveç kushteve të brezit të tretë, aplikuesit duhet të jenë të moshës më të ri se 25 vjeç, të kenë lindur në Zvicër dhe sipas SEM të jenë të integruar dhe të mos rrezikojnë sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Zvicrës.
Për brezin e tretë të moshave 26 deri 35 vjeç ekziston një zgjidhje e përkohshme. Ata mund të natyralizohen më shpejt se procedura normale dhe kostoja është më e lirë.
Vitin e fundit janë natyralizuar në Zvicër 46 mijë persona, prej të cilëve 11 mijë me procedurë të lehtësuar. Mbi të gjitha ata që ishin martuar me partnerë zviceranë ose zvicerane.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg












