Lajme
Kosova dorëzoi raportin e parë për vizat
Raporti ofron një pasqyrë të përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit për Vizat
Institucionet e Kosovës ua kanë dorëzuar autoriteteve të Komisionit Evropian, Raportin e parë të detajizuar lidhur me përmbushjen e kritereve të kërkuara për liberalzimin e vizave që kanë dalë nga udhërrëfyesi për vizat. Ky është raporti i parë i gatishmërisë për zbatimin e kritereve të udhërrëfyesit.
Sipas një njoftimi që ka lëshuar Ministra e Integrimit Evropian, cituar nga “Express”, ky raport është hartuar nga dy dikasteret qeveritare mbi të cilat bien direkt çështja e vizave, Ministria për Integrim Evropian dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Raporti ofron një pasqyrë të plotë të të gjitha përpjekjeve të ndërmarra deri më tani nga institucionet e Republikës së Kosovës në përmbushjen dhe respektimin e kritereve të përfshira në këtë udhërrëfyes, veçanërisht duke u përqendruar në progresin e arritur në këtë drejtim që nga viti 2008”, konsideron MIE.
Raporti, siç thuhet më tej, është përgatitur gjatë muajve korrik dhe gusht 2012, ndërkohë deri më 15 shtator, qeveria e Kosovës do të dërgojë edhe informata shtesë mbi nivelin e përafrimit të legjislacionit Kosovarë me atë të BE-së.
Siç kanë deklaruar dy jave më parë në një konferencë për media dy ministrat, Bajram Rexhepi dhe Vlora Çitaku, shumica e kritereve, mbi 90 për qind, që ka parashikuar Udhërrëfyesi për Liberalizim Vizash janë përmbushur, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe disa pika, të cilat nga fillimi janë konsideruar më të vështira.
Ajo që edhe më tej mbetet hendikep për plotësimin e kritereve për vizat, është numri i madh i azilkërkuesve. Po ashtu edhe një çështje tjetër në këtë segment, mbetet riatdhesimi dhe akomodimi i kthyerve. Në këtë çështje kohen e fundit shpërtheu edhe një aferë korrupsioni.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës













