Lajme
KMLDNJ, për vendosjen e rregullit në burgun e Duabravës
KMDLNJ:Në burgun e Dubravës janë dëmtuar interesat e të burgosurve duke i diskriminuar të “dobëtit” dhe duke i favorizuar “të fortit“
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) kërkon masa shtesë për të stabilizuar gjendjen në Shërbimin Korrektues të Kosovës në Dubravë. Nëpërmjet një kumtese për media, KMDLNj kërkon që burgu i Dubravës, të reformohet përmes procesit të ngritjes profesionale, si dhe kërkon të eliminohen të gjitha dukurit negative që janë në këtë qendër.
Reagimi i KMDLNJ-së pason largimin nga detyra të ish-drejtorit të burgut të Dubravës, Haki Maxharraj, pasin që ky i fundit kishte liruar në vikend, Burim Bashën, njërin nga të burgosurit më të rrezikshëm të Kosovës, i cili ishte arratisur edhe një herë më parë nga burgu.
Basha kishte shfrytëzuar këtë lirim dhe nuk ishte paraqitur me në burg. Pas kësaj Maxharraj është suspenduar, ndërsa më pa janë vërejtur edhe një varg lëshimesh procedurale dhe menaxheriale në burgun e Dobravës. Ministra e Drejtësisë, ndërkaq ka marrë disa veprime për normalizimin e gjendje atje, përfshirë këtu edhe një këshill të përkohshëm menaxhues.
Problemet me të cilat po përballet aktualisht Ministria e Drejtësisë në Qendrën Korrektuese në Dubravë, sipas KMDLNJ-së, janë identifikuar me kohë nga kë Këshill, dhe është kërkuar që të ndërmerren veprime konkrete për eliminimin e nepotizmit, korrupsionit, shpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë lirimit me kusht, keqpërdorimi i raporteve mjekësore, tregtimi me narkotikë, celularë etj.
“KMDLNj ka kërkuar një udhëheqje të përgjegjshme dhe profesionale në Qendrën Korrektuese në Dubravë si dhe shkatërrimin e zinxhirit të keqpërdorimeve. Sepse, janë dëmtuar interesat e personave të privuar nga liria duke i diskriminuar ata pa “krahë të fortë” dhe duke i favorizuar “të fortit “, konsideron KMDLNJ.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përkrahë në tërësi masat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë për caktimin e një ekipi të përbashkët menaxhues të qendrës korrektuese. Ndryshe KMDLNj ka mandat për monitorimin e Qendrave të Ndalimit, Qendrave të Paraburgimit dhe Qendrave Korrektuese.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











