CH-Ballkani
Vucic për “FT”: Një luftë tjetër do shkatërronte përgjithmonë shtetin dhe të ardhmen e popullit serb
Në rini një ultra-nacionalist, tani presidenti sheh integrimin në BE si katalizator për reformat ekonomike, shkruan fillimisht FT.
Intervista e prestigjiozes britanike me Aleksandër Vucic niset me kujtimin e largët të mbretit Aleksandër dhe mbretëreshës Draga, të cilët vriten brutalisht nga puçi ushtarak në 1903.
“Nuk ka Aleksandër që ka mbijetuar në pushtet,” thotë Vucic, me pak melodramë.
Sebia është një shtet tradicionalisht i “luhatshëm” ku gjatë shekullit të XIX ka qenë i orientuar mes Europës, Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Kjo kthesë vërehet edhe te Vucic që dikur ishte ministër i Miloshevicit dhe tani është promotori i orientimit serb drejt Brukselit.
“Një luftë tjetër do shkatërronte shtetin dhe të ardhmen e popullit serb përgjithmonë,” vijon Vucic, përcjell albinfo.ch. Përpara integrimit në BE, Serbia duhet të zgjidhë kontestin me Kosovën, ku sipas shumë serbëvë është vendlindja e Kishës Ortodokse Serbe.
“Jam tepër i obsesuar me Kosovën. Nëse nuk zgjedhim këtë problem, gjithçka çfarë kam arritur deri tani do zhvleftësohet. Kriza e parë do na vrasë neve.”
Përkundër zhvillimit ekonomik, çdo vit largohet 30 mijë serbë drejt Perëndimit. Kjo është mjaft për shtetin me 7 milion banorë.
Edhepse Vucic nuk pranon paralele mes tij dhe kryeministrit Viktor Orban, ai kontrollon nëntë media serbe dhe fitoi zgjedhjet bindshëm me 55 përqind të votave. Vucici është i qartë edhe ndaj Putinit, se “e ardhmja e Serbisë është në BE.”
Vucici të kujton marshall Titon që dinte të ruajë balancat me Perëndimit dhe Kremlinit. Serbia ka projekte miliarda eurosh edhe me Emiratet dhe Kinën.
Irinej kundër anëtarësimit në BE me çmimin e Kosovës
“Përshëndëtje,” thotë patriarku serb Irinej (87) për “FT”. “Ju jeni amerikanë ose britanikë? Dëshironi ta na e merrni Kosovën nga neve? Ne nuk do e japim Kosovën me asnjë çmim. Ne jemi europianë. Ne jemi për anëtarësimin në BE, por jo me çmimin e Kosovës.”
Por Vucic do publikojë një platformë rreth Kosovës dhe më pas ta nxjerë në referendum. Në mars qeveria serbe arrestoi një prift, sëbashku me një mësues religjioni, që ishte veshur si femër. Në veturë u gjetën edhe 27 kg kanabis. Ishte një shenjë për Kishën Ortodokse: na kundërshtoni neve dhe neve do ju diskreditojmë.
Vucic ka fuqinë edhe është shpresa më e mirë për shtetin e tij. “Serbia ka prodhuar më shumë histori sesa mund të konsumojë,” tha ai, duke cituar Winston Churchill, “gjëja më e rëndësishme është të mbajmë paqen dhe qetësinë.”
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri













