Sport

Trajneri i Kosta Rikës vlerëson lartë madhështinë e Shaqirit dhe sigurinë e Behramit

Trajneri i Kosta Rikës Oscar Ramirez, i cili do përballet me Zvicrën në 27 qershor, ka kryer një intervistë me të përditshmen «La Nación» ku ka vlerësuar lartë Xherdan Shaqirin.

“Zvicra është një klub i fuqishëm,” tha ai. “Shaqiri është një lojtar madhështor. Është i tmerrshëm, ky xhuxh. Ai ka mbështetje nga Xhaka që dirigjon lojën dhe nga mbrojtësi qendror Schär i cili kryen pasime të sakta në distancë,” përcjell albinfo.ch.

Për Xhemailin ai shtoi se ka “këmbë potente” dhe Behrami i “jep siguri mbrojtjes pas humbjes së topit.”

Zvicra ka një përfaqësuese që i ndryshon shpesh pozitat, andaj nuk është e lehtë t’i fitosh, tha në fund ai.

Por për Kosta Rikën është e qartë se kërkon me ngulm kalimin e grupeve pas dështimit në 2014.