Lajme
Arrestime për drogë
Policia e Kosovës arrestoi gjashtë të dyshuar dhe konfiskoi rreth gjashtë kilogramë substancë narkotike të llojit Heroinë
Policia e Kosovës në një operacion të koduar “Ylberi”, arrestoi gjashtë persona të dyshuar për krim të organizuar, posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike. Të arrestuarit, dy shtetas të Serbisë dhe katër kosovarë, janë arrestuar në disa lokacione të Republikës së Kosovës, ndërsa të arrestuarave u është konfiskuar një sasi prej 6 kilogramësh heroinë.“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas një pune të gjatë operativo-hetimore ka ndërmarrë një operacion mbrëmë me 23.9.2012, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar deri më tani dhe konfiskimin e gjashtë kilogramëve substancë narkotike e dyshuar e llojit heroinë”m thuhet në njoftimin e Policisë.Gjatë zhvillimit të këtij operacioni policia, siç thuhet më tej në njoftim, ka konfiskuar edhe dy pistoleta dhe tetëdhjetë fishekë dhe tri vetura. Realizimi i operacionit policor, sipas Policisë kosovare. Është zhvilluar në disa lokacione, në rajonin e Prishtinës dhe të Prizrenit.Në operacion janë arrestuar: I. R (1962), shtetas i Serbisë; A. J (1972) shtetas i Serbisë; B. H (1969) A. D ( 1973); A. K (1975); dhe A. TH (1976) janë shtetas kosovar. Personave të arrestuar në konsultim me prokurorin kompetent u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













