Futboll
Zvicra me shpresë te Shaqiri, edhe një gol larg Top 10 të ‘Nati’
Xherdan Shaqiri është shpresa e suksesit të Zvicrës në Rusi 2018. Përveç sezonës së tij të mirë në Stoke City, përkundër rënies nga kategoria, duke shënuar tetë gola dhe shtatë asistime; në 68 përballjet me “Nati” ka shënuar 20 gola, një gol larg për t’u futur në Top 10. Golin e tij të fundit ai e shënoi rreth një viti më parë kundër Ishujve Faroe, shkruan “srf.ch”.
Tifozët zviceranë presin momente tjera magjike nga ai si në hat-trick në KB 2014 dhe goli i ëndrrave si kundër Polonisë.
Përndryshe Top 10 golashënuesit më të mirë zviceranë janë si vijon: Alex Frei 42, Kubilay Türkyilmaz 34, Max Abegglen 32, André Abegglen 30, Jacques Fatton 29, Adrian Knup 26, Josef Hügi 23, Charles Antenen 22, Lauro Amadò 21, Stéphane Chapuisat 21.
Në vijim është Xherdan Shaqiri me njëzet gola, ku me siguri Chapuisat do e kalojë gjatë të premtes, ku djelmoshat e Petkovic do përballen me Japoninë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës











