Kosova
Qeveria tërheq platformën për dialog nga Kuvendi
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se kjo po bëhet deri në arritjen e një konsensusi mes partive politike
Qeveria e Kosovës ka tërhequr nga Kuvendi i Kosovës projekt-platformën për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi. Në emër të kryeministrit, tërheqjen e ka bërë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica. Ai tha se kjo po bëhet deri në arritjen e një konsensusi mes partive politike.
Nënkryetari Xhavit Haliti tha se është e drejtë e Qeverisë të tërheqë kurdo çështjet që i kanë ngritur vetë, porse ata ishin përgatitur për të diskutuar për këtë çështje.
Ndërkohë, LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë kërkuar që të shtyhen interpelancat e kryeministrit, meqë ai nuk mund të jetë deri të premten para deputetëve në Kuvend. Ndërsa, me kërkesë të Listës serbe, është hequr nga rendi i ditës Projektligji për liritë fetare.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër













