Lajme
Në vendkalimet Kosovë-Serbi, vetëm flamuri i BE-së
Marrëveshja për IBM parasheh që në godinën e përbashkët nga autoritetet serbe dhe kosovare do të jenë prezent vetëm simbolet e BE-së. Këtë Serbia e ka pranuar.
Në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të vendosen flamuj shtetëror, por do të valojë vetëm flamuri i Bashkimit Evropian. Për këtë çështje janë pajtuar të dy palët, edhe Prishtina edhe Beogradi, duke respektuar kështu të gjitha modalitet që janë përfshirë në Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).
Ky qëndrim i zyrtarëve në Beograd vjen pas disa kërcënimeve se Serbia gjatë zbatimit të marrëveshjeje për IBM-në , do të përpiqet të bëjnë ndryshime në çështje që administratës së re serbe nuk i pëlqen.
Burimet e gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Serbisë thonë se administrata në Beograd do të zbatojë në përpikëri marrëveshjen për IBM.
“Marrëveshja siç dihet parasheh që në godinën e përbashkët nga autoritetet serbe dhe kosovare do të jenë prezent vetëm simbolet e BE-së, dhe këtë Serbia e ka pranuar. Ndryshimet nuk bëhen pas nënshkrimit, por para saj”, tha një zyrtar i lartë serb, i cili ka pranuar se Serbia ka penuar IBM-në pas një presioni të madh nga Brukseli.
Edhe Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton ka thënë se marrëveshja është nënshkruar ashti siç ka qenë, pa asnjë ndryshim. “Po, marrëveshja është nënshkruar nga pala serbe, ashtu siç është arritur në dialog”, ka thënë tha ajo.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













