Kosova
“Java e Lëvizjes” për 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe themelimit të VV-së
Sekretarja organizative Vlora Haxhimehmedi dhe deputeti i Vetëvendosje!-s Liburn Aliu kanë shpalosur për media Javën e Lëvizjes, që po organizohet
për të shënuar 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 13-vjetorin e themelimit të LVV-së. “E diel, 10 qershor, është Dita e Lidhjes. Pas 140 vjetëve Lidhja Shqiptare e Prizrenit është gjallë dhe shërben si burim frymëzimi.
E hënë, 11 qershor, është Dita e Anëtarësimit. Do të përkujtojmë një ndër aktivistët tanë më shembullor, Arbënor Deharin, që ka dhënë një kontribut të çmueshëm për anëtarësimet e reja në Lëvizje.
Në frymën e kontributit të tij, do të përqendrohemi te rekrutimi dhe te anëtarësimi, si dy shtylla te organizimit”, ka thënë ajo, transmeton albinfo.ch. Deputeti Liburn Aliu ka folur për Lidhjen e Prizrenit, 140 vjetori i së cilës e hap Javën e Lëvizjes.
“Detyrat që na i ka dhënë Lidhja e Prizrenit ende nuk janë realizuar. Rusia e disa nga fqinjët vazhdojnë të kenë pretendime ndaj nesh, kurse ne nuk e kemi organizimin e duhur ushtarak për vetëmbrojtje. Nuk kemi arritur të ndërtojmë diplomaci që t’i përfaqësojë shqiptarët në mënyrë të dinjitetshme. Fatkeqësisht kemi ambasadat e konsullatat plot miq e kushërinj të pushtetarëve. Ende nuk e kemi një shtet shqiptar mjaftueshëm të fortë, që t’u japë garanci e mbrojtje shqiptarëve që jetojnë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Aliu.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













