CH-Ballkani
Media zvicerane: A do kemi në të ardhmen një gjuhë ‘maqedonishtja e vardarit’?
Gjasat për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Athinës dhe Shkupit janë të mëdha dhe më afër se kurrë më parë në 26 vitet e fundit, shkruan “NZZ”.
Kontesti i emrit i filluar nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë në 1991, vijoi me embargon greke (1994–1995) dhe veton e disa hershme të Athinës kundër avancimin në integrimet euro-atlantike të Shkupit zyrtar. Metju Nimiç edhe pak pensionohet dhe pas 26 vitesh ndërmjetësim, mund të “shpërblehet” për punën e tij në fund.
Më tej media zvicerane tregon rezymenë e zhvillimeve pozitive nga dy qeveritë respektive, si ndryshimi i emrit të autostradës “Aleksandri i Madh” në “Miqësia” dhe statuja 14 metërshe e gjatë e Aleksandrit në qendër të Shkupit, tani quhet “Luftëtari mbi kalë”.
“Si të pranuar dy qeveritë i shohin si zgjidhje disa emra, por tashmë debati është nëse emri i ri do ketë përdorim erga omnes, pra për përdorim të përgjithshmë, ose jo: pra përveç në takime bilaterale emri i ri të përdoret edhe në takime multilaterale dhe si vetë emërtim,” përcjell albinfo.ch.
“Nga kjo e fundit ka frikë për çështje identirare: a do quhet në të ardhmen gjuha jonë Maqedonishtja e Vardarit? Maqedonia e Epërme, thonë disa kritikë. Nuk e kemi ne të drejtë të emërtohemi ashtu siç ne e ndjejmë veten? “
Në fund prestigjiozja zvicerane përmend edhe protestat greke për mos përdorim të termit “Maqedoni” në emrin e ri të vendit dhe ndërhyrjen e kryeministrit hungarez Viktor Orban në përkrahje të opozitares maqedonase VMRO, e cila “është kundër kompromisit”.
“Partia është qartësisht kundër ndryshimit të emrit. Mbështetje ka edhe nga rrethi kishtar. Ashtu si në Maqedoni edhe në Greqi, kisha ortodokse vlen si mbrojtësja e kombit.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri










