Lajme
Dokumentari “E dashur Shqipëri” para publikut në Tiranë
Eliza Dushku mblodhi në Tiranë shumë figura të rëndësishme shqiptare
Dokumentari “E dashur Shqipëri”, i aktores të mirënjohur me origjinë shqiptare, Eliza Dushku mblodhi në Tiranë shumë figura të rëndësishme shqiptare që po korrin sukses në botë. Fadil Berisha, Anxhela Martini, Blerim Destani, ishin ndër figurat kryesore që kaluan në tapetin e kuq, raportojnë mediat në Tiranë.
Në kuadër të Tirana Art Day, Eliza Dushku vendosi ta prezantojë filmin e saj në “Kinema Millenium”, duke qenë edhe vet e pranishme në të.
Vetë Eliza Dushku preferoi që t’ia linte dokumentarit të fliste për të.
“Dokumentari do të flasë shqip”, tha ajo, duke falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan në këtë rrugëtim të sajin nëpër Shqipëri.
„Unë jam një shqiptaro-amerikane nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1920 dhe ikën nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai më ka mësuar që të ndihem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani erdhi koha që unë të zbuloj arsyen e kësaj pseje”, ka thënë aktorja shqiptare e Holivudit
Ajo ishte e veshur me një fustan të kuq dhe këpucë të zeza, si simbolet e flamurit shqiptar . Në tapetin e kuq ajo shoqërohej nga bashkëpunëtorët e të ngushtë si edhe nga vëllai i saj, i cili është njëkohësisht edhe regjisori i filmit të saj.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













