Lajme
E majta, referendum kundër ashpërsimit të azilit
Ashpërsimin e Ligjit për Azilin e kanë kritikuar të gjithë, por të majtët nuk duken unikë sa i takon inicimit të referendumit
Një numër organizatash politike të spektrit të majtë, në një mbledhje të mbajtur mbrëmë në Bernë kanë vendosur që të iniciojnë referendum kundër ligjit të ri, të revizionuar të azilit.
Në fund të shtatorit Parlamenti i Zvicrës në asamblenë e të dy dhomave ka deklaruar të miratuar revizionin e disa pjesëve të ligjit mbi azilin, pjesë që konsiderohen më urgjente për tu ndryshuar. Në mesin e tyre ishte edhe vendimi për lejimin e qendrave të mbyllura për azilkërkues problematikë dhe për disa pika tjera.
Megjithatë, mendohet se referendumi do të përçajë të majtët. Ndonëse ashpërsimin e Ligjit për Azilin e kanë kritikuar të gjithë, të majtët nuk duken unikë sa i takon inicimit të referendumit kundër këtij ligji. Ata që kundërshtojnë referendumin mendojnë se me të, vetëm, sa do t`ia ofrojnë një platformë të re politikës së SVP-UDC-së.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











