Shkurt.ch
72 milionë të zhvendosur në gjithë botën
Në këtë përfundim vjen Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq në raportin e katastrofave në botë për vitin 2012
Kryqi i Kuq ka bërë publike se më shumë se 72 milionë njerëz në mbarë botën janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Në raportin vjetor, Kryqi i Kuq bën të ditur se rreth 16.4 milionë njerëz janë larguar jashtë vendit dhe zyrtarisht janë kualifikuar si refugjatë, ndërsa 41.4 milionë të tjerë jetojnë në vendet e tyre dhe konsiderohen si “persona të zhvendosur brenda vendit”.
Pjesa tjetër janë azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë duke u mbajtur pezull apo janë refuzuar si dhe refugjatët e paregjistruar.
Një në çdo njëqind njerëz ka braktisur sipas statistikave vendlindjen.
Emigracioni i detyruar është një tendencë në rritje në botë, deklaron Matthias Schmale, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.
“Ne e përdorim fjalën “i detyruar” sepse më shumë se 70 milionë vetë në botë nuk kanë asnjë rrugëdalje tjetër, veç emigrimit. Ata duhej të braktisnin vendlindjen e tyre në kërkim të një jete më të mirë dhe të sigurt.”, tha Schmale.
43 milionë vetë janë kthyer në refugjatë për shkak të luftës.
Ata kanë kërkuar ndihmë jashtë kufijve të vendit të tyre, apo kanë lëvizur brenda tij.
15 milionë të tjerë janë çrrënjosur për shkak të katastrofave natyrore.
Raporti i Kryqit të Kuq përmend edhe një shtresë tjetër të emigrantëve, që kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për njerëz, të cilët kanë humbur shtëpinë për shkak të projekteve të zhvillimit.
Në rast të ndërtimit të një dige, apo prishjes së një lagjeje të varfër njerëzit mbesin pa shtëpitë e tyre.
Edhe shpronësimet për shkak të hapjes së minierave apo zhvillimit të ekonomisë bujqësore i detyrojnë njerëzit të emigrojnë.
Sipas Kryqit të Kuq problemi është shumë serioz. Së paku 15 milionë vetë, me gjasa edhe më shumë janë prekur nga viti 2011-2012 nga ndryshime të tilla.
Jo gjithmonë emigracioni është një fazë e përkohshme e jetës.
Më shumë se 20 milionë vetë jetojnë si refugjatë të përhershëm. Shpesh është një kombinim faktorësh që pengon rikthimin.
Herët a vonë për të dëbuarit shtrohet çështja e integrimit, thotë Matthias Schmale, transmeton DW.
Nuk mjafton vetëm një çati mbi kokë. Por dëshira e emigrantëve për perspektivë jetësore nuk ndeshet me zemërgjerësinë.
Robert Tickner, sekretar i përgjitshëm i Kryqit të Kuq në Australi vëren se “në botë ka një zemërngurtësi të tipit të ri”.
Politikanët shpesh janë nën presion të luajnë kartën e mospranimit të të huajve për të rritur shanset e rizgjedhjes.
Tickner bën thirrje për më shumë guxim dhe vlera humanitare.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” Ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI akuzon Altmanin për sjellje kontradiktore, ndërsa gjyqi po hyn në javën... -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













