Lajme
Napolitano garanton mbështetje për Kosovën
Ambasadorja Gjonbalaj u prit me nderime të larta shtetërore në Pallatin Presidencial të Italisë
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Bukurije Gjonbalaj ia dorëzoi letrat kredenciale presidenti italian Giorgio Napolitano. Ajo u prit me nderime të larta shtetërore në Pallatin Presidencial, ndërsa mori mbështetjen e presidentit Napolitano për Kosovën dhe perspektive evropiane të saj.
Në një bisedë miqësore, presidenti Napolitano, në praninë e bashkëpunëtorëve të tij dhe të ministrit për Çështje Regjionale, Turizëm dhe Sport në Qeverinë Italiane, Piero Gnudi, i uroi mirëseardhje ambasadores Gjonbalaj duke theksuar se marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe do të thellohen edhe më tej. Siç thuhet në njoftim të MPJ-së, presidenti Napolitano ka thënë se Italia, si gjithnjë deri më tani, do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. “Në fjalën e saj, Ambasadorja Gjonbalaj përcolli përshëndetjet e popullit të Kosovës, Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për Presidentin Napolitano dhe popullin italian|”, thuhet në njoftim,in e MPJ-së në Prishtinë. Ambasadorja Gjonbalaj ritheksoi vendosmërinë e Republikës së Kosovës që si një shtet sovran dhe demokratik të vazhdojë rrugën e saj për të qenë anëtare e plotë e familjes së madhe evropiane. Ajo po ashtu ka veçuar angazhimin e shtetit të Kosovës për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe me Republikën e Italisë në të gjitha fushat.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













