Kosova
KMDLNj: Pse po dërgohen Njësitë Speciale në veri
Ministri i Mbrojtje së Serbisë, Aleksandar Vulin, përkundër faktit se i është refuzuar leja për hyrje në Kosovë, përsëri ka bërë përpjekje të hyjë në Kosovë.
Forca të Policisë së Kosovës përkatësisht Njësitë Speciale janë nisur në drejtim të veriut për ta penguar hyrjen e ministrit të qeverisë së Serbisë, i njohur për arrogancën e tij verbale, nxitjen e urrejtjes ndërnacionale dhe instrumentalizimin e serbëve të Kosovës, për qëllime politike dhe nevoja të Serbisë, përcjell albinfo.ch.
“Nisja e njësitit special të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës për ta arrestuar një provokator të qëllimshëm është vënie në kurth për Policinë e Kosovës dhe vet Kosovën nga ana e Serbisë, për ta paraqitur Kosovën si vend të dhunshëm që i rrezikon serbët”, thuhet në një reagim të Këshillit për mbrojtjen e Lirove dhe të Drejtave të Njeriut.
KMDLNj thotë se Vulin nuk duhet të pengohet të hyjë në Kosovë dhe ndaj tij duhet të veprohet sikur ndaj të gjithëve që e kalojnë ilegalisht kufirin.
“Ai nuk duhet të arrestohet nga Policia Speciale por nga policia e rregullt, që janë në detyrë sikur kur arrestohen kriminelët ordinerë. Dërgimi i njësive speciale të Policisë së Kosovës për arrestimin e një delikuenti kufitar siç përpiqet të bëhet Aleksandar Vulin është pikërisht ajo që e do Beogradi dhe me këtë veprim të pamatur do të jetësohej parashikimi i Vuçiqit se Kosova me forcë do ta pushtojë veriun. Njësitë Speciale duhet të përdoren për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në gjithë territorin e Kosovës. Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës nuk duhet të bëhen apo mbesin peng i vendimeve politike të personave të papërgjegjshëm sepse në këtë mënyrë vetëm sa e dëmtojnë Kosovën”, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














