Kosova
Ndalohen tre persona si të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste në Kosovë
Tre persona po dyshohen për përgatitje të veprave terroriste në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tre personave të dyshuar R.K. dhe A.D. nga Prizreni, ndërkaq, L.M., nga Skenderaj.
Të lartcekurit me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, ka ndërmarrë operacione për bastisjen dhe ndalimin e tre personave me inicialet R.K., A.D dhe L.M., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 136 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, shkruan Albinfo.ch.
Sipas Prokurorisë Speciale, të dyshuarit kanë përgatitur akte terroriste në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, urdhër arrest ndaj të dyshuarit B.B., të cilin e kanë zbatuar autoritetet Gjermane.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar një armë automatike AK47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve të lartcekur.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












