Futboll
Turne i futbollit në Freiburg të Gjermanisë, nderohet Vokrri
Golashënuesi më i mirë ishte Mirsad Hajdaraj, kurse portier Labinot Zaiti, të cilët u nderuan me medalje nga organizatori
Në Freiburg të Gjermanisë është organizuar një turne i futbollit nga Shoqata Kulturo-Sportive-humanitare “Kosova”.
Kryetari i Shoqatës, Rasim Krasniqi, ka falënderuar të gjithë të pranishmit dhe klubet pjesëmarrëse. Në këtë turne ishin më shumë se 500 pjesëmarrës, nga të dy gjinitë, shkruan albinfo.ch.
Para fillimit të turneut u mbajt një minutë heshtje në nderim të legjendës Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë kohë më parë. Disa nuk mund të mbanin lotët, si Baca Zymer me mbi 80 vitet e tij. Ai gjithmonë është pjesë e organizimeve të kësaj shoqate.
Interesimi ishte i jashtëzakonshëm, madje, kishte klube të interesuara edhe pasi kishte skaduar afati.
Mbi 24 skuadra ishin të interesuara për këtë turne, kurse disa të tjerë po shikonin fotografitë e dy shtëpive që janë në përfundim e sipër, nga organizata Kosova Fr. Kishte shumë të interesuar që t’i bashkoheshin këtij aksioni humanitar.
Gjithçka në këtë turne ishte shqip, madje edhe muzika që shoqëronte të pranishmit.
Ky turne ka një traditë të vjetër nga kjo shoqatë, edhe pse qëllimi nuk është garimi, por takimi i mërgatës, njohja me njëri-tjetrin dhe bashkëpunimi i tyre.
Në fund plasmani përfundimtar ishte:
- Mitrovica
- A-Z Trockenbau
- Strasburg
Golashënuesi më i mirë ishte Mirsad Hajdaraj, kurse portier Labinot Zaiti, të cilët u nderuan me medalje nga organizatori.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë













