Lajme
Letër njohëse nga Papua Guinea e Re
Kryeministri i Papua Guineas së Re, Peter O'Neill i ka dërguar një letër kryeministrit Thaçi duke ia rikonfirmuar njohjen
Ministria kosovare e Punëve të Jashtme njofton se kryeministri i Papua Guineas së Re, Peter O’Neill o ka dërguar një letër kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilën konfirmon vendimin e Qeverisë së tij për të njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Kjo letër, vjen pas dy javësh, kur ky shtete afrikan ia ka dërguar MPJ-së në Prishtinë letrat kredenciale të njohjes.
Papua Guinea e Re (Papua New Guinea) shtrihet në Oqeani, në pjesën juglindore të Oqeanit Paqësor. Me një popullsi mbi 6 milionë banorë, kryeqyteti i Papua Guineas së Re është Port Moresby dhe është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1975.
Në letër, sipas MPJ-së, thuhet se njohja vjen si rezultat i bisedave të vazhdueshme që ka pasur në dy vjetët e fundit ndërmjet dy ministrive të Punëve të Jashtme dhe Qeverive.
“Dua t’i referohem bisedimeve që qeveritë e dy vendeve tona kanë pasur gjatë dy vjetëve të fundit, dhe të shpreh vlerësimin për mundësinë që këto bisedime na kanë dhënë të shkëmbejmë vështrimet për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimet dhe njohjen e Republikës së Kosovës nga Papua Guinea e Re”, thuhet në letrën dërguar Kryeministrit Thaçi.
Në këtë letër, kryeministri Peter O’Neill konfirmon vendimin e Qeverisë së tij për të njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.
“Kam nderin që t’ju njoftoj, dhe përmes juve edhe Qeverinë e Republikën e Kosovës se Qeveria e shtetit të pavarur të Papua Guineas së Re, njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thotë Kryeministri O’Neill në letër, duke uruar popullin dhe Qeverinë e Kosovës në përpjekjet dhe aspiratat e tyre.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












