Lajme
Kosova dekurajohet për vizat
Azilkërkuesit nga Serbia dhe Maqedonia në BE, kanë shtyrë Brukselin që të shtojë numrin e detyrave për institucionet e Kosovës
Kërcënimi i Brukselit për pezullimin e vizave për Serbinë e Maqedoninë për shkak të numri të madh të azilkërkuesve, ka ndikuar negativisht edhe në perspektivën e Kosovës për në BE. Prishtinës tashmë i janë shtuar detyrat që duhet t‘i përmbushë për hyrjen në “Shengenin e bardh” ndërsa kushti themelor mbetet vogëlimi i numrit të azilkërkuesve.
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku tha shqetësimi i vendeve të BE-së, për pezullim të mundshëm të vizave, duhet të ndikoj që institucionet e Prishtinës të punojnë më shuamë për përmbushjen e detyrave të kërkuara.
“Zvogëlimi i azilkërkuesve është shprehimisht kusht për Kosovën, dhe këtë kusht nuk e kanë pasur vendet e rajonit. Natyrisht që gabimet e rajonit kanë reflektuar në shtimin e kritereve, por megjithatë ne kemi të dhëna inkurajuese p.sh në Suedi është zvogëluar 50 për qind numri i azilkërkuesve nga Kosova, që na bëjnë të jemi në rrugë të drejtë karshi këtij procesi”, ka thënë për “Zëri”, ministrja Çitaku.
Reagimi i ministres kosovare vjen disa ditë pas diskutimeve të ministrave të brendshëm të disa vendeve të BE-së në Luksemburg rreth pezullimit të mundshëm të vizave për Serbinë dhe Maqedoninë. Kjo kërkesë nga BE-ja ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të kërkesave të azilkërkuesve nga vendet për të cilat është hequr vitin e kaluar regjimi i vizave.
Ndërsa profesori i të drejtës evropiane, Avni Mazreku thotë se kriteret që duhet të plotësohen nuk janë kritere që janë shpikur në rastin e Ballkanit, por janë kritere që janë plotësuar nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore.
“Pavarësisht çka ndodh me Serbinë dhe Maqedoninë, kjo nuk duhet të ndikojë te Kosova pasi që heqja e regjimit të vizave varet nga niveli i zhvillimit ekonomik dhe institucional të Kosovës”, ka thënë Mazreku, sipas të cilit, Kosova duhet të krijoj vende të reja pune, në në mënyrë që qytetarët të mos kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.
Ndërkaq Afrim Hoti, profesor i të drejtës evropiane në Universitetin e Prishtinës, thotë se Kosova nuk ka mundësi të ballafaqohet me kritere shtesë për vizat. “Në mënyrë indirekte, kjo nënkupton përmbushjen e standardeve të BE-së siç janë, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, etj”, konsideron Hoti.
I vetmi dallim në këtë rrugë, sipas tij, është fakti që vendet tjera kanë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare me Komisionin Evropian, ndërsa Kosova nuk e ka këtë mundësi për arsye politike.
Pavarësisht kësaj, numri i madh i azilkërkuesve në vendet e BE-së është dekurajuese për heqjen e vizave për kosovarët, kjo edhe për faktin se shumica e qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë që po kërkojnë azil në BE, thuhet se janë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













