Lajme
Thaçi raporton në Kuvend për takimin me Daqiçin
Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi në seancën e radhës do të njoftoj ligjvënësit për nisjen e bisedimeve
Kryeministri Thaçi kërkoi nga Kryesia e Kuvendit që t’ia lejojë raportimin në Kuvend rreth takimit të parë me homologun serb, Ivica Daçiq. Kryesia ia mundësoi këtë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm për të raportuar në Kuvendin e Kosovës rreth takimit të parë me homologun serb, Ivica Daçiq. Shprehja “vullnetare” e kryeministrit është pranuar të hënën nga Kryesia e Kuvendit, dhe sipas kësaj të fundit, Thaçi në seancën e radhës do të njoftoj ligjvënësit për nisjen e bisedimeve.
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare që morën pjesë në mbledhje, nuk u shpreh të “entuziazmuar” nga ky vullnet i kryeministrit. Ata thanë se Thaçi duhet të raportoj në Kuvend nëse shkelë vijat e “Kuqe”, në të kundërtën ai ka marrë lejen nga Kuvendi nëpërmjet rezolutës, për nisjen dhe vazhdimin e bisedimeve.
“Rezoluta dhe Kuvendi i Kosovës është ai që do ta mbikëqyrë këtë proces. Unë nuk e di se çka do të bisedohet, por nëse kryeministri tenton të ndërmerr diçka që është kundër kushtetuese, atëherë ne nuk kemi çka t`i themi atij veç se ta qojmë në shtëpi”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.
Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se dialogu me Serbinë do të merr drejtimin e duhur, kur dihet se ky dialog ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. “Jam i bindur se bisedimet do të marrin drejtimin e duhur sepse ato janë të monitoruara dhe të organizuara nga BE-ja dhe SHBA-të”, tha Haliti, raporton RTK.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










