Kosova
Cilat janë problemet kryesore për qytetarët e Kosovës
Papunësia, korrupsioni dhe varfëria vazhdojnë të jenë tri problemet më të mëdha për qytetarët e Kosovës
Një anketim i kryer nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, nxjerr në pah se papunësia, korrupsioni dhe varfëria vazhdojnë të jenë tri problemet më të mëdha për qytetarët e Kosovës.
Këto të dhëna janë pjesë e anketimit me emrin Pulsi Publik i kryer nga ky program me 1 mijë e 305 qytetarë në të gjitha komunat e Kosovës.
Anketa tregon një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e shumicës së institucioneve kryesore ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë, me përjashtim të punës së parlamentit dhe të presidentit që nuk kanë shënuar ndryshime nga matjet e vitit të kaluar.
Udhëheqësi i projektit, Atdhe Hetemi, tha se rënia e kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve kryesore, pasqyrohet edhe në perceptimet e të anketuarve për drejtimin aktual politik të Kosovës.
“Rreth 50 për qind e qytetarëve të anketuar janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me orientimin politik që ka Kosova, ndërsa vetëm 12 për qind e tyre kanë thënë se janë të kënaqur me orientimin politik që ka marrë vendi”, tha Hetemi, shkruan “Koha.net”.
Raporti vë në pah se gati 80 për qind e qytetarëve nuk besojnë në meritokraci kur bëhet fjalë për t’u punësuar në institucioneve të ndryshme.
“Nga të anketuarit, 78 për qind besojnë se lidhjet familjare, ryshfetet, aleancat partiake dhe faktorët tjerë jo meritorë janë më të dobishmit për sigurimin e punësimit në sektorin publik. Vetëm rreth 22 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se edukimi, trajnimet e ndryshme apo përvoja në punë luajnë rol në punësimin e tyre”, u shpreh Hetemi, përcjell albinfo.ch.
Raporti vë në pah po ashtu se qytetarët në Kosovë nuk ndihen të fuqishëm për ta ndryshuar situatën në vend. 43 për qind e të anketuarve besojnë se vota e tyre nuk mund ta ndryshojë situatën dhe vetëm 32 për qind besojnë se vota e tyre ka ndikim.
Anketa e UNDPO- së mbledë të dhëna mbi mendimet e qytetarëve për institucionet e Kosovës, me përqendrim në çështjet politike, ekonomike, të sigurisë, dhe ato zhvillimore. Anketa e publikuar të martën përfshinë periudhën ndërmjet tetorit të vitit 2017 dhe prillit të këtij viti.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













