Lajme
Kosova në mesin e vendeve më të varfra në Evropë
Banorët e Lihtenshtajnit rezultojnë më të pasurit, ndërsa banorët e Moldavisë janë më të varfrit në Evropë
Kosova, Bjellorusia dhe Moldavia janë tri shtetet më të varfra të Evropës me të ardhura vjetore më pak se 2.000 euro, ndërsa Lihtenshtajni llogaritet vendi më i pasur në kontinentin e vjetër me rreth 57 mijë euro të ardhura vjetore për kokë banori.
Këto të dhëna janë publikuar nga “EU Observer” ndërsa janë studiuar nga Agjencia gjermane për hulumtime “GfK Geo Marketing”. Sipas kësaj të fundit, rezultatet e analizës janë marrë nga të ardhurat dhe kursimet e 42 vendeve të Evropës, pasi të shlyejnë detyrimet tatimore.
“Banorët e Lihtenshtajnit rezultojnë më të pasurit, ndërsa banorët e Moldavisë rezultojnë më të varfrit. Banorët e Lihtenshtajnit janë më të pasurit në Evropë me 56.978 euro të ardhura në vit, ndërsa banorët e Moldavisë, janë 45 herë më të varfër”, shkruan “EU Observer”.
Në vendin e dytë, sipas “GfK Geo Marketing”, janë norvegjezët me 32.037 euro, e më pas radhiten, zviceranët me 31.666 euro, banorët e Luksemburgut me 28.924 euro, danezët me 22.040 euro, ndërsa banorët e Austrisë, Suedisë, Gjermanisë, Francës dhe Belgjikës janë në top dhjetëshin e vendeve të pasura.
Ndërsa ndryshe nga të tjerat, banorët e Spanjës radhitur ne vendin e 17 të kësaj liste me rreth 13 mijë euro në vit. Kroacia, ndërkaq është radhitur në pozitën e 30, me 5.855 euro të ardhura në vit, ndërsa pas saj janë vendet tjera të ish-Jugosllavisë me përjashtim të Sllovenisë që është dukshëm më lartë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













